Nga dita e sotme, të gjithë ata që do të duan të marrin të regjistrojnë pronën e tyre do të mund ta bëjnë edhe pranë noterit. Rreth 120 noterë në mbarë vendin janë pjesë e asaj që njihet si “one stop shop” i pasurive të paluajtshme. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi. Sipas tij kjo do të mundësoje kryerjen e veprimeve online vetëm me 2 hapa dhe vetëm për 6-10 ditë. Qytetarët do të marrin vërtetimin e pronësisë, drejtpërdrejtë nga noteri, pa qene nevoja të dinë se ku bie Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Avantazhet e këtij shërbimi janë: shkurtimi i kohës për hartimin e një kontrate; shmang mundësi për korrupsion dhe burokraci, krijon siguri dhe besimin e munguar gjer më sot, në transaksionin që kryhet, jo vetëm se i gjithë procesi përqendrohet në duart e një profesionisti, por edhe për shkak të transparencës dhe sigurisë që ofron verifikimi online.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.