Tatimet kanë publikuar një Udhëzues praktik për mënyrën e aplikimit për Përfitim të ndihmës financiare, apo të ashtuquajtur pagë e luftës prej 26 mijë lekësh.
Aplikimi kryhet nga subjektet të cilët plotësojnë kushtet sipas VKM 254 datë 27.03.2020, të cilët janë:
- Gjate vitit 2019 të kenë realizuar të ardhura deri në 14 milionë lekë,
- Të kenë ndërprerë aktivitetin në zbatim të Urdhrave të Ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të dala për këtë qëllim, si dhe
- Duhet të kenë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin ose tatimin mbi fitimin
Hapat që duhet të ndiqni për plotësimin e Formularit për përfitim të ndihmës financiare:
- Logohuni në llogarinë tuaj të deklarimit elektronik e-filing, duke vendosur Emrin e Perdoruesit dhe Fjalëkalimin
- Pozicionohuni në menunë Efiling Im, dhe zgjidhni nënmenu Çështjet e mia
3.Zgjidhni rubriken Krijo Çështje dhe klikoni mbi të:
- Në dritaren që do t’ju shfaqet në ekran zgjidhni Kërkesë për përfitim në ndihmës financiare
- Plotësoni periudhën për të cilën po aplikoni, në kutizën Periudha (duke filluar nga Prill 2020, e cila i referohet deklarimit për muajin mars, sipas Urdhrave të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale)
- Pas këtij hapi, ju shfaqet mesazhi që konfirmon se Çështja është krijuar me sukses:
- Në këtë moment duke klikuar në butonin Shfaq per ndryshim, ju mund të filloni me plotësimin e formularit:
- Formulari që do t’ju shfaqet në ekran do të ketë të paraplotësuar, të dhënat e përgjithshme të subjektit tuaj, emrat dhe ID e punonjësve që potencialisht do të jenë përfitues të ndihmës financiare, dhe ju duhet të plotësoni saktë, si të dhëna te detyrueshme për t’u plotësuar në bazë të VKM nr.254, datë 27.03.2020 :
- Telefoni subjekti,
- email subjekti,
- IBAN të secilit individ përfitues
- Telefonit dhe adresen email të secilit individ përfitues
Emrin e bankës, për secilin individ përfitues, ju mund ta zgjidhni nga lista që ju shfaqet duke klikuar mbi kutizën Banka
- Është shumë i rëndësishëm plotësimi i rubrikës së mëposhtme:
- Nëse zgjidhni“Jam Dakort”, ju do të vijoni të dorëzoni listëpagesën për secilin muaj, në formën që aktualisht e dorëzoni atë. Afati i deklarimit dhe pagesës së kontributeve shoqërore dhe TAP nuk ndryshojnë.
- Nëse zgjidhni “Nuk jam dakort”, ju do të keni mundësi të deklaroni listëpagesën “Pa aktivitet” për periudhat në vijim, pa i larguar punonjësit me Formular E-sig/027. Afati i deklarimit të listëpagsesës nuk ndryshon.
Kujdes:
- Formulari nuk mund të dorëzohet nëse nuk është plotësuar secila prej kutizave të detyrueshme të përmendura më lart.
- Formulari nuk mund të ruhet për rishikim, pra plotësimi i tij duhet të kryhet për të gjithë punonjësit dhe më pas të dorëzohet
KUSH PERFITON
Në bazë të VKM nr.254 datë 27.03.2020 “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë, ndihmës ekonomike e të pagesës të së ardhurës nga papunësia gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19”, subjektet tatipampagues të cilët do të aplikojnë për përfitim të ndihmës financiare, duhet që:
- Për vitin 2019 të kenë realizuar të ardhura deri në 14 milionë lekë,
- Të kenë ndërprerë aktivitetin në zbatim të Urdhrave të Ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të dala për këtë qëllim,
- Duhet të kenë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin ose tatimin mbi fitimin
Për të dorëzuar formularin “Kërkesë për përfitim të ndihmës financiare”, çdo tatimpagues që plotëson kriteret e mësipërme, duhet të aplikojë nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik, në e-filing, duke filluar nga data 1 Prill e në vijim.
Udhëzuesi praktik mbi mënyrën e aplikimit dhe plotësimit të këtij Formulari (bashkëngjitur këtij njoftimi) sqaron hapat që duhet të ndiqen për plotësimin në mënyrë korrekte të tij.
- Individet, me status i vetëpunësuar, përfitues sipas VKM-së Nr.254, date 27. 03.2020, në plotësimin e Formularit për përfitimin e ndihmës financiare, nëse nuk disponojnë një llogari personale, mund të përdorin të dhënat e llogarisë bankare të hapur për qellim të biznesit. Nëse nuk e disponojnë një llogari biznesi, do të duhet të paraqiten pranë një prej bankave të niveli të dytë, për të bërë të mundur hapjen e një llogarie bankare personale apo biznesi.
- Individët përfitues (punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar; të punësuarit në personat fizikë tregtarë; të punësuarit në personat juridikë), të cilët nuk disponojnë një llogari bankare aktive, duhet të paraqiten pranë një prej bankave të nivelit të dytë që operojnë në vendin tonë, për të bërë të mundur hapjen e një llogarie bankare.
Kujdes: Të dhënat e llogarisë bankare, bëjnë pjesë në të dhënat e detyrueshme për t’u plotësuar në Formularin e përfitimit të ndihmës financiare
Ato duhet të disponohen nga individët përfitues dhe duhet t’i vihen në dispozicion subjektit, përpara kryerjes së aplikimit elektronikisht në llogarinë e deklarimit elektronik.
- Subjektet me status i vetëpunësur, të cilët mund të jenë nën masa të mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore (bllokim llogarie bankare), duhet të hapin një llogari personale bankare, (e cila nuk mund të përdoret për qëllime te tjera), për të bërë të mundur përfitimin e ndihmës financiare.
- Subjektet që do të plotësojnë kërkesën, duhet të sigurohen që të plotësojnë të dhënat e sakta të individëve pëfitues, ku IBAN i llogarisë bankare është e dhënë shumë e rëndësishme.
Plotësimi i pasaktë i kësaj të dhëne, bllokon procesin e kalimit të pagesës nga Thesari, edhe për përfituesit e tjerë, pjesë e të njëjtit Formular.
Vetëm një e treta e të punësuarve në biznesin e vogël përfitojnë
Sipas të dhënave nga tatimet, në të gjitha bizneset e vogla në vend (rreth 99 mijë në total) deri në fund të vitit 2019 ishin të punësuar gjithsej rreth 176 mijë persona, si të vetëpunëusar, apo të punësuar me pagë.
Kryeministri dhe ministrja e financave kanë deklaruar se përfitues nga paga e luftës do të jenë rreth 60 mijë persona, ose një e treta e të punësuarve/vetëpunësuarve në biznesin e vogël, të cilët janë të punësuar në 30 mijë subjekte.
Fondi i përcaktuar nga vendimi për dhënien e ndihmës finaciare (që përfshin biznesin e vogël dhe ndihmën ekonomike për të papunët) është 5.85 miliardë lekë për tre muaj, pra 1.95 miliardë lekë në muaj, përfshirë dhe pagesën e papunësisë. Ky fond nis efektin që nga 1 prilli, duke lënë të pambuluar pjesën e marsit, kur filloi dhe mbyllja e bizneseve.
Ndonëse mund të ketë shumë biznese që kanë mbyllur aktivitetin, nëse nuk janë në listën e aktiviteteve të mbyllura, sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, atëherë të punësuarit në to nuk përfitojnë nga paga minimale.
Lexo edhe këtë:
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Prshendetje a duhet me apliku per pagen e par
jo, aplikimi i pare ka mbaruar
vetem per pagen 40 mije leke
Dua per pagen e luftes
Taulant tusha jam nk kam mar pagen e luftes akoma
po ne rast se aplikon me vones se un e kam bo kerkesen me 21 prril a perfitoj gjo apo digjen te 3mujet?
Pershendetje, sot terhoqa pagen e pare te luftes , kur biznesi eshte miratuar qe ne dt 9 prill. Mund te me thoni ju lutem kur mund te marr pagen tjeter pasi me thane qe do te hidhen te dyja njekohesisht.
Pershendetje
Kam mar pagen e pare nga paketa e pare.A duhet te aplikoj serisht per te mar pagesen e dyte apo jo?
Faleminderit
jo, duhet et kaloje automatikisht per 3 muaj
Ore skam marre akoma pagen e pare te luftes kisha nje Gavin nr llogarie cova nr llogarite te nje banke tjeter plus edhe postova dil.fizikisht te Drejtori tatimeve plus u regjistrova selfish online sa kohe love me duhet te marre leket
Prshendetje nk kam mar pagen e luftes akoma
Jam nje punonjse fasonerie dhe dua te di per pagen e luftes kam 3 muaj pa pune si do behet per ne ekonomistja me mori ne telefon ne dat 13 do te sbkeput nga puna dhe ata me shkeputen qe ne dat 9 dhe tani me thone se fiton si do behet per ne ku do hame ne plus qe kemi per te paguar detyrimet vetem une jam ne pune nga familjaret
mund te ankohesh si individ tek tatimet, ndiq link
https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1379/trajtimi-i-ankesave-per-paketen-e-ndihmes-financiare-2-menyra-se-si-duhet-te-aplikoni
ose ankohu te drejtoresha e tatimeve
https://www.monitor.al/ibrahimaj-fton-individet-qe-spo-perfitojne-nga-ndihma-financiare-qe-te-ankohen-direkt-tek-tatimet/