Nis sot seanca parlamentare, ja pr.ligjet që priten të miratohen

02/07/2015 9:33 AM 0 komente

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot, pas 2 javëve mungesë, duke rinisur diskutimet në disa nga projektligjet e diskutuara gjatë kësaj javë në komisionet parlamentare.
Ndër pr.ligjet më të rëndësishme që priten të miratohen sot janë:

– Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8738, datë 12.02.2001 “Kodi
rrugor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””.

– Projektligji “Për faljen e gjobave për mospagimin në afat të kontributeve të
detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga subjekte juridike dhe
fizike”.

– Projektligji “Për eurobondin që do të emetohet nga Ministri i Financave miratimin e
përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga
immuniteti në marrëveshjet që do të lidhen nga Ministri i Financave”.

– Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së dëmshpërblimit ndërmjet Republikës së
Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për garancinë e
bazuar në politika për financat publike në Shqipëri, dhe të marrëveshjes së huasë me
afat, ndërmjet Republikës së Shqipërisë që vepron nëpërmjet Ministrisë së Financave,
si huamarrës, Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, si garantues, dhe
DEUTSCHE BANK AG dega e Londrës, si huadhënës fillestar, të rregulluar nga
DEUTSCHE BANK AG dega e Londrës, si rregullues kryesor i mandatuar,
DEUTSCHE BANK AG dega e Londrës, si agjent, dhe DEUTSCHE BANK AG dega
e Londrës si agjent dokumentacioni”.

– Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të financimit ndërmjet Republikës
së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës për punët e Komunitetit
IV të Fondit Shqiptar të Zhvillimit projekti “Zhvillimi i alpeve shqiptare dhe zonave
bregdetare”.

– Projektligji “Për ratifikimin e dokumentit të ndryshimit nr. 2 të kontratës financiare
ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve për
terminalin e trageteve të Portit të Durrësit”.

– Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së
Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin
“Mirëmbajtje dhe siguri rrugore bazuar në rezultate”.

– Projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin
2014”.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of