Nis terapia e plazmës, Manastirliu: Po trajtohen 16 pacientet e parë, në të dy spitalet Covid ka edhe 30% të kapacieteve të lira

10/09/2020 2:43 PM 0 komente

Në spitalet Covid ka nisur trajtimi i pacientëve me terapinë e plazmës së gjakut. Janë 16 pacientët e parë që po trajtohen më këtë terapi të re.

“Janë 51 qytyetarë të cilët na janë bashkuar në nismën tonë ‘Bëhu hero për dikë që ka nevojë për ty’, të cilët, pasi e kanë kaluar Covid-19 kanë dhuruar plazmën dhe nga ana tjetër janë 16 pacientë në Spitalin Infektiv dhe atë Shefqet Ndroqi, që kanë përfituar nga kjo terapi e re. Plazma është një armë më shumë në të gjithë terapitë që ne tashmë kemi siguruar për trajtimin e Covid-19”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se aktualisht në të dy spitalet Covid ka edhe 30% të kapacieteve të lira dhe me plotësimin e tyre do të hapen dy spitalet e tjerë të dedikuar COVID, të cilët janë gati infrastrukturë dhe burime njerëzore.

“Spitalet Covid 1 dhe 2 janë fuqizuar me aparatura të reja për t’ju përgjigjur edhe fluksit në rritje, por aktualisht kemi rreth 30% të kapaciteteve të lira vetëm në këto dy spitale. Ndërkohë që janë gati edhe dy spitale të tjera që ne i kemi përshtatur në rastet kur do ketë fluks në vjeshtë-dimër. Sepse dëgjoj që thonë pse nuk i hapni spitalet, por spitalet nuk mund të hapen pa pacientë.

Spitalet janë aty, me infrastrukturën e përshtatshme duke pasur edhe ekipet e mjekëve dhe infermierëve, që nëse do këtë fluks, do të jenë gati për të ofruar shërbimin. Ndërkohë plani ynë parashikon një dyfishim të kapaciteteve sepse dhe spitalet rajonale, duke përcaktuar ato spitale që kanë potenciale më të mëdha, do të jenë gati të presin pacientë më Covid-19 në rast se kapacitetet në katër spitale covid do të ezaurohen”, tha Manastirliu.

Dhurimit të plazmës i është bashkuar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, ndërsa ministrja tha se kërkohet që më shumë dhurues t’i bashkohen kësaj nisme, për të vijuar zinxhirin e solidaritetit sa i përket dhurimit të plazmës.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of