Nisin fluturimet direkte nga Tirana drejt Arabisë Saudite

25/02/2020 12:48 PM 0 komente

Kompania low-cost “Flynas”, ka lajmëruar nisjen e fluturimeve  me linjë direkte Tiranë – Riad me çmimet më konkurruese në treg, bëri të ditur Autoriteti i Aviacionit Civil.

Themeluar në vitin 2007, “Flynas” është transportuesi kombëtar saudit dhe linja kryesore ajrore me kosto të ulët në Lindjen e Mesme.

“Flynas” disponon një flotë prej 30 avionësh Airbus A320, që operojnë në mbi 1100 fluturime në javë, në 17 destinacione vendase dhe 53 destinacione ndërkombëtare.

Që nga nisja e fluturimeve, kompania ka transportuar me sukses më shumë se 42 milion pasagjerë nga bazat e tyre në Riad, Jeddah, Dammam dhe Abha.

Sipas faqes zyrtare të internetit të Flynas, fluturimet nisin në fund të majit dhe janë tre herë në javë, të hënë, të mërkurë të premte.

Bileta e vajtjes kushton duke filluar nga 200 euro dhe e kthimit nga 230 euro, sipas çmimeve zyrtare.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of