Brexit do t’i shkaktojë tregut të derivateve një dhembje të madhe koke. Dyshime do të ngrihen mbi ligjshmërinë e mijëra kontratave
Në krahasim me të gjitha bisedimet që janë zhvilluar në lidhje me fatin e bankave angleze pas largimit të Britanisë nga BE-ja, vëmendja që i është kushtuar tregut të derivateve, ka qenë relativisht e paktë. Megjithatë, kjo është një fushë shumë e rëndësishme e biznesit për bankat me bazë britanike, shkruan The Economist.
Qyteti ka një pjesë të madhe të tregut, duke përfshirë 39% të normave të interesit të derivative të tregut, ku qarkullimi i përditshëm global është mesatarisht 3 trilionë. Pjesa tjetër e BE-së ka vetëm 9%. Brexit duket se do të shkaktojë një përçarje të rëndësishme. Mark Carney, Guvernatori i Bankës së Anglisë, kohët e fundit ka paralajmëruar se “vlefshmëria ligjore” e kontratave të derivateve ekzistuese mund të vihet në pikëpyetje.
Që nga kriza financiare, shumica e vendeve e kanë bërë të detyrueshme që derivatet e tregut të jenë sa më transparente. LCH, një ndërmjetës në Londër, ndërmjetëson mbi 50% të këmbimeve të normave të interesit në të gjitha monedhat; Shtëpitë e Londrës ndërmjetësojnë 75% të këmbimeve në euro dhe 97% të atyre në dollarë. BE-ja ka hedhur poshtë idenë se derivatet në euro duhet të kalojnë brenda BE-së, për të siguruar stabilitetin financiar të euros.
Ka gjithashtu një nxitje të dukshme komerciale. Më 9 tetor, Eurex, konkurrentja më e madhe në kontinent e LCH-së, me seli në Frankfurt, njoftoi se do t’u lejonte bankave të ndanin fitimet nga ndërmjetësimi. Një lëvizje e tillë e afron strukturën e saj më afër me atë të LCH-së, me shpresën se bankat do të largojnë biznesin nga ajo për të kaluar në Eurex. Megjithatë, rreth një e katërta e kontratave të derivateve nuk janë pastruar shpesh sepse ato janë paraprirë nga rregullat e reja. Dhe janë pikërisht kontrata të tilla, ato që përbëjnë një shqetësim.
Një “Brexit” i vështirë, për të cilin gjithnjë e më shumë firma dhe madje edhe rregullatorë mendojnë se duhet të përgatiten, nënkupton humbjen e të drejtave të “pasaportave” që u lejon firmave financiare të bëjnë biznes në të gjithë BE. Bankat me bazë britanike nuk do të licencoheshin më në mënyrë automatike në BE. Ato do të humbnin të drejtën për të nënshkruar kontrata të reja të derivateve me palët europiane.
Dhe statusi i kontratave të tyre ekzistuese do të vihej në dyshim. Për të qenë sa më të qartë, as edhe Brexit më i vështirë nuk do të anulonte kontratat në të njëjtën kohë. Por kontratat e derivateve dhe portofolat shpeshherë përshtaten. Një metodë është “kompresimi”, ku disa (ose të gjitha) kontrata kompensuese ndërpriten dhe zëvendësohen me një derivat të njëjtë. Një tjetër është “novacioni” ku një kontratë ekzistuese transferohet në një entitet tjetër juridik.
Sipas rregullave, në gjashtë shtete të mëdha anëtare të BE-së të analizuara nga Shoqata Ndërkombëtare e
Marrëveshjeve të Shkëmbimeve dhe Derivateve (ISDA), një organizëm global i tregtisë, novacionet dhe kompresimet do të konsiderohen aktivitete të rregulluara. Pa një “pasaportë” ose një vendim ekuivalent, këto opsione nuk do të mundësoheshin më ndaj palëve britanike. Në pamundësi për të rregulluar portofolat e tyre “të trashëgimisë” të mbetura në Londër, firmat e BE-së do të luftojnë për të menaxhuar rreziqet. Një opsion tjetër do të ishte që bankat të transferonin të gjitha kontratat e tyre paraekzistuese në një entitet juridik brenda BE-së. Por Deepak Sitlani nga Linklaters, një firmë ligjore, thotë se një hap i tillë do të thotë se kontratat do të humbnin statusin e “trashëgimisë”.
Ato papritmas do t’u nënshtroheshin kërkesave të pastrimit, si dhe atyre të reja që rregullojnë kolateralin. Përveç faktit të të qenët një goditje afatshkurtër, kjo do të rriste kostot edhe në një periudhë me afat të gjatë. Asnjë pengesë logjistike nuk duhet të nënvlerësohet. Ashtu siç e thekson edhe Peter Werner nga Shoqata Ndërkombëtare e Marrëveshjeve të Shkëmbimeve dhe Derivateve (ISDA), novacioni kërkon pajtimin e të gjitha palëve kontraktuese në lidhje me çdo kontratë të dhënë.
Dhe kjo mund të shndërrohej në një makth të vërtetë sepse Banka e Anglisë mendon se dhjetëra mijë firma mund të preken. Dhe plus faktit që çdo kontratë duhet të rishkruhet: Allen Overy, një firmë tjetër ligjore, në muajt e fundit ka ndërtuar një sistem të automatizuar për t’i ardhur në ndihmë në realizimin e kësaj detyre.
Një zgjidhje e thjeshtë që do t’i shmangte të gjitha këto ndërlikime, thekson një zyrtar i lartë britanik, do të ishte një ligj, i miratuar në Britani dhe në pjesën tjetër të BE-së, për kontratat paraekzistuese të trashëgimisë. Nëse është mjaft e gjerë ajo mund të përfshijë edhe lloje të tjera të kontratës, siç janë ato të sigurimeve, të cilat përballen me problematika të ngjashme. Nga ana tjetër, të gjitha këto çështje mund të përfshihen në marrëveshjen e Brexit.
Megjithatë, mundësitë që kjo të ndodhë, po zbehen. Në vorbullën e madhe të çështjeve të pazgjidhura, negociatat e Brexit vazhdojnë të kryesojnë listën si një prej çështjeve më problematike dhe prandaj fati i derivateve të tregut do të vazhdojë të jetë nën hijen e Brexit edhe për pak kohë.