Niveli i lartë i kredive me probleme, goditja e dyfishtë që i dha huadhënies

12/02/2020 2:00 PM 0 komente

Niveli i lartë i kredive me probleme që gati prej një dekade ka dominuar bilancet e bankave e ka ndikuar negativisht kredidhënien kryesisht në dy drejtime sugjeron një studim i ekspertëve të Departamentit të Kërkimeve në Bankën së Shqipërisë.

Niveli i lartë i kredive me probleme ka të paktën dy pasoja të drejtpërdrejta në aftësinë e sistemit bankar për të financuar ekonominë dhe në ekuilibrin makroekonomik.

Përqindja e lartë e Kredive me Probleme nga njëra anë gërryen raportin e mjaftueshmërisë  së kapitalit të bankave dhe çon në një zvogëlim të aftësisë kredidhënëse.

Nga ana tjetër niveli i lartë i kredive me probleme mund të jetë një  tregues se huamarrësit tashmë janë të zhytur në një nivel të lartë borxhi, duke i mbajtur ata larg bankave.

Kredia me Probleme arriti në 8.4% në fund të dhjetorit 2019, niveli më i ulët në pothuajse 11 vjet tha guvernatori i bankës së Shqipërisë pak ditë më parë. Por duke e krahasuar me mesataren Rajonale Shqipëria vijon të ketë nivelin më të lartë të NPL-ve në rajon.

Bankat tregtare kanë vëne re se gjatë 3-mujorit të fundit të vitit 2019 ka një rritje të tendencës për kredi, të cilat do të shkojnë për shlyerje të borxhit. Një borxh i ri për të shlyer një borxh të vjetër është treguesi më real i vështirësive që po kalojnë bizneset për likuiditet.

Banka e Shqipërisë gjeti nëpërmjet vrojtimit kredisë  raportoi se, nevoja për rifinancim borxhi është rritur me 18 për qind në tremujorin e fundit 2019. Kërkesa për rifinancim për borxhin është një tregues i ri që nisi të matet nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit 2018.

Në tremujorin e fundit të 2019 nevoja për rfinancimin e borxhit pësoi rritjen më të madhe së paku që nga tremujori i dytë i vitit 2018, kur ky tregues nisi të matej.

Nga ana tjetër zhvillimet reale në kredinë bankare kanë qenë më të dobëta se parashikimet. Bankat prisnin që kërkesa për kredi i bizneseve të rritej në tremujorin e fundit të vitit, por në fakt kërkesa për hua ka shënuar rënie në raport me tremujorin paraardhës.

Huadhënia për ekonominë ishte rigjallëruar pas disa vitesh në stanjacion. Me bazë vjetore, (nëntor 2019/nëntor 2018), kredia për ekonominë është rritur me 6.3%, e ndikuar si nga leku ashtu dhe nga valuta.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha në daljen e fundit për shtyp se kredia për sektorin privat shënoi një rritje mesatare prej 7.5% në tremujorin e tretë. Përshpejtimi i ritmit të rritjes i dedikohet si zgjerimit të kërkesës, ashtu dhe përmirësimit të ofertës së kredisë bankare.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of