Marrja e një doze të vetme të vaksinës është 10 për qind efektive kunder variantit Delta.
Një studim i ri i botuar në revistën “Nature” zbuloi se një dozë e vetme e vaksinës Pfizer ose AstraZeneca prodhoi vetëm 10 për qind mbrojtje ndaj variantit, të identifikuar fillimisht në Indi.
Studiuesit kryen eksperimente laboratorike në mostrat e gjakut nga njerëzit që kishin marrë dozën e tyre të parë, por jo të dytën.
Pas një doze të vetme, vetëm 10 për qind e atyre mostrave kishin zhvilluar antitrupa që neutralizuan variantin Delta. Nga ana tjetër rezultate të kënaqshme jep marrja e dy dozave. 95% e mostrave zhvilluan antitrupa neutralizues kundër Deltës.
Analiza laboratorike gjithashtu zbuloi se mutacioni ka katër herë më shumë gjasa për të kapërcyer antitrupat mbrojtës nga infeksioni i mëparshëm krahasuar me variantin Alfa të Mbretërisë së Bashkuar.
Kjo do të thotë se njerëzit që kanë kaluar më parë Covid-in tani kanë shumë gjasa të infektohen.
Shifrat e fundit tregojnë gjithashtu se nivelet e rasteve të reja të Covid-19 në të gjitha rajonet e Anglisë janë në nivelin e tyre më të lartë që nga fundi i valës së dytë, sipas Institutit Publik të Shëndetësisë.
Ndërkohë, britanikëve me dy doza iu është dhënë e drejta për të pushuar këtë verë pa karantinë, ne vende si Greqia apo Italia. Nga 19 korrik, ata do të jenë në gjendje të kthehen nga vendet e pushimit pa u vetizoluar 10 ditë, me kusht vetëm që të kryejnë një test PCR./ Standard.co.uk