Kostoja, nga 1 milion deri në 2 milion lekëSa kushton një martesë?! Në terma financiarë, në kohë dhe pse jo edhe në sistemin nervor, unë besoj se shumë. Po bindem gjithnjë e më shumë (jo nga përvoja personale), se të arrish të administrosh një martesë nuk është ashtu siç e përshkruajnë nëpër filma, pra ai paraqitet përpara asaj me një unazë në dorë dhe i kërkon të lidhin jetën së bashku¦ dhe ajo shumë e mallëngjyer i thotë të shkretën po dhe në kohën e një reklame për pije apo detergjentë i gjejmë përpara priftit duke i premtuar njëri-tjetrit dashuri të përjetshme. Po gjithçka tjetër ¦ ku e latë? Sorollatjen për të prenotuar restorantin. Të shëtisësh nëpër të gjithë restorantet duke bërë rolin e kavieve për të ftuarit e ardhshëm. Pra, duhet të merret parasysh që për ata muaj duhet të shtosh në peshë, të paktën 2 apo 3 kilogramë. Kërkimi i shtëpisë, duke përfshirë të gjitha detajet dhe problemet që mund të të vijnë, si hidrauliku, elektricisti, bojaxhiu etj.Përgatitjet për provat paramartesore… çfarë mërzijeKërkimi i fotografit. E di fare mirë se do të duhet të bësh fotot klasike të një dasme. Ai sheh nga ajo i magjepsur dhe ajo që sheh atë me një pamje akoma më ëndërrimtare¦ dhe pastaj një pamje e mrekullueshme e ishujve Hawai me shumë palma (sigurisht sfond fals).Dhe natyrisht, kjo e gjitha për një shifër që të errëson nga sytë, jo më të ulët se 5 mijë euro. Për të organizuar një martesë duhet të paktën 1 vit kohë, aq sa për të organizuar një Kampionat Botëror apo edhe Lojrat Olimpike. E me këtë të zhduket gjithë frymëzimi me të cilën je mësuar ta imagjinosh teksa pi një kafe me shoqet duke pretenduar se dita e dasmës tënde do të jetë më e bukura, në mos përrallore, të paktën jo shumë e zakonshme. Çdo gjë fillon teksa është vendosur data kur do të zhvillohet ceremonia. Dilemat në do të jetë një martesë e përbashkët e çiftit apo sipas rregullave tradicionale justifikohen me shumën e parave që do të shpenzohet. Të gjithë duan një dasëm që të ketë efekt, të jetë e bukur, ku të gjithë të kënaqen, por që të mos të kushtojë shtrenjtë. Në Shqipëri nuk ka hyrë ende kultura e të administruarit të një dasme nga një agjenci e specializuar. Kjo për faktin se nuk ka një të tillë të licencuar, por edhe se të dyja familjet kërkojnë që gjithçka ta prekin me dorë vetë, ta përllogarisin deri në qindarkën e fundit, që asgjë të mos shkojë dëm. Në koston e një martese përfshihen, veshja e nuses dhe e dhëndërrit me të gjitha pajisjet e mudshme, zbukurimi i sallës ku do të zhvillohet festa, zbukurimi i kishës, nëse do të ketë një ceremoni fetare, pritja e vizitorëve që mund të bëhet në shtëpi apo edhe në një lokal duke zgjedhur si formë kokteilin, shërbimin fotografik, xhirimet, muzikën por duke mos harruar edhe muajin e mjaltit. Një muaj mjalti në shtetet si Italia, ishujt e Greqisë, apo edhe në Turqi dhe Egjypt, mund të kushtojë nga 1500 euro deri në 4 mijë euro, shifra këto që paraqiten nga agjencitë e udhëtimit në Tiranë. Fustani i bardhë mes ekstravagantes dhe klasikes Meshkujt më tradicionalëKjo traditë na shoqëron qysh prej viteve ˜800. Në Greqinë e lashtë preferoheshin tunike ngjyrë kandide, e bardha ashtu sikundër edhe sot simbolizon gëzimin, virgjërinë dhe pastërtinë shpirtërore. Në Romë, ngjyrat e nuses ishin e verdha dhe portokallia. Në Kinë, nuset visheshin në të kuqe. Edhe sot kjo ngjyrë preferohet për ditën kur shoqëria uron çiftin. E bardha u bë simboli i vellos nusërore, falë kristianizmit, si një përulje ndaj Zotit dhe bashkëshortit. Familjet fisnike trashëgonin kështu fustanin e nuses brezë pas brezi duke e kthyer këtë në një thesar të vërtetë trashëgimor. Ndryshe nga çfarë ndodh në vendet e tjera në Shqipëri, veshja e nuses merret me qira dhe në shumë pak raste ajo blihet për të qenë një kujtim. Atelietë e fustaneve nusërore shprehen se në Shqipëri, të paktën në kryeqytet, sillen modelet më të reja të modës së bardhë. Modelet janë të ndryshme, duke filluar nga klasikja e deri te fustanet ekstravagante për femrat që janë të guximshme dhe duan që efekti i tyre të jetë mbresëlënës. Muaji mars është edhe koha kur nisin të bëhen prenotimet e fustaneve për dasmat, të cilat zhvillohen në korrik, gusht apo edhe më tej. Po sa kushton të marrësh me qira fustanin e bardhë për dy deri në tri ditë? Çmimet janë të ndryshme, në varësi të modelit dhe koleksionit ku ai bën pjesë, luhaten nga 25 mijë lekë dhe në 50 mijë lekë. Në këtë shumë përfshihen dy fustane. Nusja merr një fustan shoqërues, që mund të jetë në ngjyrë veje, të bardhë, apo edhe të kuqe ose rozë. Armand Peza, pronar i dyqanit Geraldina Sposa, tregon se fustanet gjithmonë shoqërohen nga zbukurimet e tjera, si velloja, dorashka, lule apo bizhu, buqeta dhe të gjitha përfshihen në këtë çmim. Këpucët nuk jepen me qira nga këto dyqane, klientët i blejnë vetë dhe në dyqane çmimet e luhaten nga 4 mijë lekë deri në 8 mijë apo 10 mijë lekë. Është e vështirë të japësh mendime te nuset për fustanin që duhet të veshin, thotë Lavdie Lakasi, administratore e dyqanit Casa Blanca, pasi shpesh ato vijnë të shoqëruara me mamatë apo edhe vjehrrat dhe kështu përpara një komisioni të tillë familjar, ne jemi të pafuqishëm. Femrat shqiptare, preferojnë fustane të ngarkuara me shumë qëndisje, temina, gurë, rruaza. Një fustan i thjeshtë, shprehen administratorët, nuk preferohet, pasi gjithmonë është dëshira për të qenë sa më e joshur nga shikimet. Duket se modeli bust dhe fund i fustanit të bardhë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e femrave që do të martohen. Është një zgjedhje, që specialistët e konsiderojnë të kujdesshme pasi arrin të mbulojë defektet. Materialet më të preferuar te fustanet, janë sateni, taftaja, tyli dhe shifoni. Të paktën në vendet fqinje si Italia, një fustan nusërie që blehet kushton nga 1 500 euro deri në 7 500 euro. Asnjë lloj zbukurimi tjetër nuk përfshihet në këtë çmim. Vetëm velloja kushton nga 300 euro deri në 1000 euro, ndërsa dorashkat nga 50 deri në 100 euro. Administratorët e dyqaneve të fustaneve të bardha shprehen se në Shqipëri do të ishte shumë e vështirë t ia servirje klientes, aksesorët të ndarë dhe me çmimet përkatëse, pasi sipas tyre kjo do të thoshte largim të klientelës. Por pjesë e veshjes së nuses janë edhe të linjtat, të cilat kushtojnë jo pak. Një komplet i brendshëm i bardhë në formë busti dhe tërësisht i zbukuruar me tyl, prodhuar nga një firmë e njohur si Victoria Secret s, kushton nga 4 mijë lekë deri në 9 mijë lekë. E ndërsa një femër duhet të mendohet mirë përpara sesa të zgjedhë fustanin e nusërisë, me po kaq kujdes duhet të sillet edhe kandidati i ardhshëm për t u bërë bashkëshort. Administratorët e dyqaneve shprehen se te meshkujt shqiptarë nuk është ngulitur ende mendimi se edhe kostumi i tyre është po kaq i rëndësishëm sa është edhe fustani i bardhë. Kostumi i dhëndrit duhet të jetë tërësisht ceremonial, por edhe klasik. Nuk duhet të shihet si një veshje që mund të përdoret edhe për raste të tjera. Ky është një mendim i gabuar që kanë meshkujt shqiptarë, shprehet Peza, administratori i Geraldina Sposa. Ai thotë se një kostum, me të 5 përbërësit e tij (këmishë, pantallona, jelek, kravatë, xhaketë), kushton 400 euro dhe mund të sigurohet prej këtij dyqani nëse kjo do të ishte edhe dëshira e klientit. Por shpesh kostumet e meshkujve i gjen edhe për shifra më të larta se kaq, deri në 80 mijë lekë. Këpucët, për këtë rast, kanë edhe ato çmime të kripura, nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë. Por si gjithmonë meshkujt janë me më pak shpenzime se bashkëshortet e tyre, ndaj edhe në shumicën e rasteve, kanë me çfarë të krenohen në fund të bilancit të ceremonisë. Fustani i nuses nga ana tjetër, nuk duhet harruar se duhet të zgjidhet në bazë të personalitetit të femrës dhe të harmonizohet me trupin e saj. Zgjedhja e fustanit nuk është një gjë e lehtë, pasi ëstë një objekt me vlerë simbolike dhe jo vetëm nga ana e nuses, por edhe nga ana e familjes dhe shoqërisë¦ Me pak fjalë brenda çdo fustani është një botë e tërë me emocione, ndjenja, fantazi, kuriozitet dhe realitet, sepse përtej gjithçkaje është diçka që duhet të zgjidhet me shumë kujdes. Është e kotë të kujtojmë se ky fustan do të jetë në sytë e të gjithëve, gjatë gjithë ceremonisë. Por në sytë e çiftit po kaq të rendësishme janë edhe unazat, si shenjë që simbolizon bashkimin dhe besnikërinë. Në argjendari çmimet janë të ndryshme, pasi gjithçka varet nëse preferohet të blihen të gatshme apo të punuara. Unazat klasike prej floriri të bardhë kushtojnë, nga 8 mijë deri në 15 mijë lekë, ndërsa janë më të shtrenjta unazat me platin (flori të bardhë), të cilat kushtojnë nga 20 deri në 50 mijë lekë, duke përfshirë këtu ndonjë zbukurim të vogël me gurë apo edhe gdhendjen e emrave apo datave. Si një Merlyn MonroKy është momenti kur vetëm për një natë ju duhet të jeni protagoniste, moda 2006, flet për një nuse të trukuar dhe të rregulluar si një Merlyn Monro. Thjesht, duhet të jetë shumë e bukur, më një bukuri që lind nga thellësia e emocionit, që harmonizohet me fustanin, atmosferën dhe ambientin. Fjala kyçe është: Mos e ekzagjeroni! Çdo gjë duhet të jetë në harmoni me karakterin e femrës për ta bërë atë të ndihet e shndritshme. Majlinda Rexha, parukiere, shprehet se nusja e këtij viti duhet të jetë sa më natyrale, afër stilit francez dhe italian. Fytyra duhet të jetë gati e porcelantë në mënyrë që çdo gjë të shijohet. Grimi duhet të jetë te ngjyrat që janë sot në modë, e kaftë, e bronxtë apo vishnje. Rregullimi i nuses ku përfshihet truku, flokët, masazhet, depilimi, rregullimi i thonjve, sot në treg llogaritet në një shifër nga 25 mijë në 50 mijë lekë, për tri ditë. Nusja duhet të bëjë seanca përgatitore për trajtimin e fytyrës, të pakën një muaj përpara, më të domosdoshme kur këto nuse janë shtatzëna, shprehet pronarja e parukerisë Linda. Sipas saj, çdo nuse duhet të ketë besim te mjeshtri dhe të heqë dorë nga një truk i përafërt me daljet skenike apo edhe figurat e femrës së ˜alta modës . Zakonisht, shprehet Linda, zbukurimi i flokëve bëhet me lule natyrale, orkide, tulipanë dhe një gjë e tille ofrohet falas. Tregu ofron çmime të ndryshme, thotë Linda, madje bëhen kalime deri në 100 mijë lekë, por një nuse e thjeshtë nuk ka nevojë për ekzagjerime. Një parukiere e zonja, shprehet Linda, di të harmonizojë ngjyrën e flokëve me atë të fytyrës. Për të mos pasur ndonjë surprizë të keqe ditën e dasmës, sipas estetistëve duhet që nusja të bëjë prova të gjata për të kombinuar llojet e trukeve apo të kapjes së flokëve. Gjithmonë, shprehet Linda, në ditën e dasmës nusja duhet të jetë klasike, t i përshtatet ngjyrave të ambientit, fortësisë apo shkëlqimit. Ceremoniali martesor ¦ një zgjidhje shik apo diçka e thjeshtëHyrja e çiftit në kishë apo edhe në restorantin e zgjedhur është momenti që kurorëzon të gjitha përpjekjet e familjarëve për të qenë në lartësinë e duhur përpara syve të 100 apo më shumë të ftuarve. Zbukurimi i këtij ambienti është një detyrë që e merr përsipër ose dyqani ku është veshur nusja ose vetë familja. Një ambient i zbukuruar përfshin kurorat e mëdha tek vendqëndrimi i çiftit dhe prindërve, hyrja e sallës, zbukurimi i tavolinës qendrore, e cila bëhet me lule natyrale, petale lulesh apo edhe me shumë tyl dhe fjongo me ngjyrat karakteristike, që mund të jenë e kuqe, e bardhë ose bojëqielli. Mund të zgjidhet një ambient i hapur ose një restorant i mbyllur për të kryer festën e madhe. Armand Peza, administrator i agjencisë Geraldina Sposa, thotë se një zbukurim i tillë kushton nga 35 mijë lekë deri në 50 mijë lekë, po kaq është edhe çmimi për zbukurimin e kishës, e cila nuk merr të ardhura për kohën e qëndrimit. Çdo gjë, shprehet Peza, kryehet sipas natyrës së klientëve dhe dëshirave të tyre. Kuptohet personaliteti i çiftit dhe natyra e të ftuarve, dhe mbi këtë bazë nis dhe punohet me dekorin, i cili është një prodhim që patjetër duhet të tregojë vlera dhe mirëqenie, pasi kjo është një natë e veçantë për të gjithë. Lavdie Lakasi, administratore e agjencisë Casa Blanca, thotë se shpesh klientët kërkojnë edhe gjëra ekstra, si zbukurimi i gotave të shampanjës për çiftin, fishekzjarre, qirinj, petale etj. Kjo e çon koston nga 25 mijë lekë në 35 mijë lekë për të gjithë ambientin, ku transporti bëhet falas nga vetë dyqani. Nuk kursejmë materialet që përdorim, pasi kjo është puna jonë dhe duam që klientët të mbeten sa më të kënaqur, thotë Lakasi. Te ceremoniali festiv përfshihet edhe torta e çiftit, e cila mund të bëhet me disa kate dhe me shumë zbukurime. Çmimet për një tortë me 9 kate, për 200 të ftuar luhaten nga 20 deri në 40 mijë lekë. Çdo të ftuari i jepet në mënyrë simbolike një kufetë (bonbone të zbukuruara), ku ngjyra apo edhe lulet zgjidhen nga vetë çifti. Një copë kushton rreth 80 lekë dhe zakonisht përdoret në ceremonitë fetare, por kjo nuk është fort e përcaktuar, pasi çdo gjë lihet në dëshirë. Por shpenzimet nuk kanë të mbaruar, pasi edhe për të pritur vizitorët në shtëpi duhet të blesh me qindra bonbone, çokollata, ëmbëlsira, të cilat po të llogariten mesatarisht duhet një buxhet jo më pak se 20 deri në 30 mijë lekë, e pak më pak deri në 10 mijë lekë kushtojnë edhe pijet si alkoolike, ashtu edhe ato freskuese. Por kontakti i parë zyrtarisht me të ftuarit për një ceremoni martesore janë ftesat, të cilat kanë edhe këto kostot e tyre. Nëse preferohen ftesa të thjeshta si një fletëpalosje, kostoja e tyre shkon në 35 lekë, por nëse preferohen ftesa, të cilat vijnë nga jashtë, kostoja e tyre shkon deri në 300 lekë për një copë. Një dasmë për t u mbajtur mend Natyrisht, pjesa më e rëndësishme e një dasme është organizimi i banketit, aty përqendrohet gjithë hareja, gëzimi dhe ahengu. Meqë siç thonë 2 martohen dhe 200 harbohen, aty organizatorët janë të ekspozuar ndaj opinionit të të ftuarve. Gjithkush do ndjehej i lënduar në sedër nëse nuk do të dëgjonte fjalë të mira për dasmën e vet.Një drekë ose darkë dasme dinjitoze në restorantet e Tiranës kushton të paktën 3 mijë lekë për person, çmim që përfshin ushqimin dhe pijet. Nëse llogaritim një numër prej 150 të ftuarish, banketi do të kushtojë 450 mijë lekë. Ky çmim mund të rritet në varësi të menusë dhe prestigjit të subjektit të cilit i drejtohen për organizimin e banketit. Nëse dëshironi ta bëni dasmën në Hotel Sheraton, prenotimi do t ju kushtojë 5500 lekë për person, me mundësi ndryshimesh të vogla, në varësi të menusë. Për 150 të ftuar do ju duhet të paguani rreth 800 mijë lekë.Ndërsa në Hotel Rogner banketi i martesës kushton 59 euro për person. Hotel Tirana International ka oferta më fleksible, që në varësi të menusë luhaten nga 3000 deri në 4500 lekë për person. Por nëse dëshironi ta organizoni martesën në ambientet e hoteleve luksoze të kryeqytetit, duhet të keni parasysh se prenotimi duhet bërë disa muaj para datës së caktuar. Por ajo që është ndoshta më e rëndësishme në traditën e dasmave shqiptare është muzika. Prandaj orkestra duhet zgjedhur me merak të veçantë. Vetëkuptohet se kërkesat e muzikantëve janë shumë të ndryshueshme sipas vlerave dhe emrit të tyre. Një kompleks muzikor i zakonshëm kushton të paktën 50 mijë lekë. Ndërsa nëse dëshironi një emër të njohur të muzikës shqiptare, mund t ju kërkojnë edhe më shumë se 100 mijë lekë. Por fitimet e tyre disafishohen nga paratë që i hidhen çiftit në valle, të cilat zakoni e do që t i dhurohen orkestrës. Një zgjidhje disi më ekonomike dhe që është përhapur shumë vitet e fundit është muzika me DJ. Një DJ kushton 20 deri në 30 mijë lekë, pa shtuar asgjë nga dorovitjet e valleve. Vlera e kujtimeveFotot janë një moment i pandshëm i çdo martese, sepse përmbledhin momentet më të bukura që mund të shihen e rishihen sa herë që dëshirohet. Është ajo çka mbetet nga një çmenduri e ditës më të bukur të çdo njeriu, kujtimi¦ Ata që e kanë përjetuar këtë moment, këshillojnë që të mos nënvleftësohet shërbimi fotografik apo edhe xhirimet filmike. Ekspertët e dasmave shprehen se është gjithnjë e nevojshme që dy apo edhe tre muaj përpara dasmës duhen kontaktuar disa profesionistë të ndryshëm, të paktën ata që janë më të kërkuar në treg. Duhet kërkuar të shihen albume apo edhe shërbime fotografike të dasmave të bëra prej tyre, për të kuptuar stilin dhe për të arritur atë çka ju dëshironi. Shërbimi i filmimit të dasmës kushton të paktën 25 mijë lekë të reja. Ky është çmimi dysheme me të cilin mund të blesh shërbimin nga një studio e specializuar. Ai përfshin kasetën origjinale, montazhin, kasetën e montuar dhe një DVD. Vlera rritet duke marrë parasysh kërkesa të veçanta, pajisjet që përdoren për filmim dhe montazh, por edhe madhësinë e dasmës dhe kohëzgjatjen e saj. Një dasmë e madhe me 500 vetë do të kishte një kosto shumë më të lartë edhe për ta filmuar në raport me një dasmë me 100 vetë. Madje, operatorët e studiove grafike thonë që gjithnjë e më shumë njerëz po zgjedhin ta filmojnë dasmën me më shumë se një telekamerë dhe kjo natyrisht e rrit edhe koston.Kameramanët që punojnë në televizione, kanë tarifa më të larta, që shkojnë deri në 40-50 mijë lekë. Shërbimi i fotografit për një dasmë kushton rreth 150 mijë lekë, gjithmonë nëse bëhet fjalë për një fotograf profesionist. Kësaj shifre i duhet shtuar edhe vlera e larjes dhe stampimit, që është rreth 30 lekë për foto.Dasmë me krediPor nëse përpara këtyre shifrave, që nuk janë aspak të lehta për t u kapërdirë, ndiheni të shqetësuar, mudohuni të shihni edhe zgjidhje të tjera që iu ofrohen. Fatura e dasmës pas një bilanci të bërë në kokën tuaj mund të jetë vërtet e kripur, ndaj në ndihmë shpesh vijnë edhe bankat, të cilat ofrojnë kredi për këtë ngjarje. Njeriu një herë martohet dhe gjithsecili do të dëshironte të bënte një dasmë të bukur ku të mos mungojë asgjë nga ato që kërkon tradita. Për klientët e saj, Banka Raiffeisen, në gamën e kredive personale ofron edhe kredi të posaçme për t u martuar. Subjekti bankar merr përsipër të financojë edhe 100% të vlerës së shpenzimeve. Oficerja e kredisë, Elona Lulaj, na shpjegon se mjafton ta keni pagën të depozituar në Raiffeisen Bank dhe mund të tërhiqni kredi deri në 1 milion lekë, pa garanci hipotekore dhe thjesht me një dokument identifikimi. P.sh., nëse merrni një kredi me një vlerë 400 mijë lekë, për ta shlyer në 3 vjet duhet të paguani 14 mijë lekë në muaj.Atëherë çdo gjë mbetet në dorën tuaj, nëse do t i drejtoheni bankës apo do të merrni përsipër vetë të gjitha shpenzimet. Në emër të një martese lejohet edhe një dorë e lëshuar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.