Dy njerëz që përqafohen në një stuhi dëbore që i ka zënë në male qëndrojnë mbërthyer me njëri-tjetrin jo vetëm për nevojën fiziologjike për të shkëmbyer dhe riajtur nxehtësinë e trupit, por edhe për arsye imuno-psikologjike për të cilat ata nuk janë të vetëdijshëm sipas një studimi mbi 404 të rritur të dy gjinive botuar në Psychological Science nga hulumtuesit në Carnegie Mellon University në Pittsburgh dhe të univesristeit të Virxhinias, drejtuar nga Sheldon Cohen.
Përqafimi është një mbështetje e vërtetë psiko-sociale që mbron nga stresi dhe ankthi duke i bërë të përqafuarit jo vetëm më rezistent ndaj të ftohtit, por edhe ndaj sëmundjeve, përfshirë gripin. Përqafimi ka kështu edhe një valencë mbrojtje kundër infeksioneve që mund të përfitojnë nga momenti i dobësisë që na jep ekspozimi ndaj të ftohtit: jo vetëm që nuk reduktohet nxehtësia jonë trupore, por rritet gjithashtu mbrojtja jonë imunitare.
Edhe në rast se jeni tashmë të sëmurë, përqafimi nga personat që janë në dijeni të sëmundjes suaj redukton ashpërsinë e simptomave: në studim vullnetarët u ekspozuan qëllimisht ndaj viruseve të gripit të zakonshëm dhe ata që kryen terapinë më intensive të përqafimeve rezultuan më të mbrojtur dhe në rastet kur u sëmurën, ata e zhvilluan sëmundjen vetëm në një formë të lehtë.