Ekonomia e Gjermanisë po rritet me ritmin e saj më të fortë që nga viti 2011 dhe po përshpejtohet – dhe një nga institutet kryesore kërkimore të vendit thotë se kjo gjë është tashmë një problem.
Instituti Kiel për ekonominë botërore parashikoi të enjten se zgjerimi i Gjermanisë në produktin e brendshëm bruto do të rritet në 2.3 për qind në vitin 2017 nga 1.8 për qind në vitin 2015. Me një të ardhme pa rënie dhe rritje potenciale të prodhimit në vetëm 1.4 për qind, ekonomia më e madhe e Evropës është pozicionuar rejt ‘mbi-nxehjes’, sipas Stefan Kooths, kreut të qendrës së parashikimeve të institutit.
‘Ekonomia po i largohet rrugës së saj të stabilitetit,’ tha ai në një intervistë telefonike. ‘Ne po arrijmë në pikën ku po i zgjerojmë tepër kapacitetet tona prodhuese, gjë që ngre rrezikun e investimeve të gabuara dhe teprimeve që do të duhet të korrigjohen më vonë. Në këtë kontekst, një rritje më e fortë nuk përbën një lajm të mirë. ‘
Shtysa e Gjermanisë është ushqyer nga kostot super-të lira të huamarrjes dhe një monedhë e dobët teksa Banka Qendrore Evropiane pompon kesh në zonën e euros, e cila po përpiqet të mbështesë rimëkëmbjen e saj. Më shumë stimuj ka të ngjarë të vijojnë në të ardhmen – me tregtinë globale të kërcënuar nga ngadalësimi i udhëhequr nga Kina në tregjet në zhvillim, Banka Qendrore Evropiane javën e kaluar reduktoi perspektivën e saj ekonomike dhe vijoi perspektivën për të shtuar në 1.1 trilion euro (1.2 trilion dollarë) programin e saj të blerjes së obligacioneve.
Për Kooths, politika monetare është një ‘problem qendror’ nga një kendveshtrim gjerman.
‘Do të jetë shumë më ekspansioniste për ekonominë gjermane,’ tha ai. ‘Ka vend për diskutim në lidhje me faktin nëse problemet e Evropës janë të një natyre monetare apo nëse politika e BQE-së ka tendencë për të maskuar më shumë problemet themelore.’
Këto vërejtje ‘i bëjnë jehonë’ komenteve të zyrtarëve gjermanë përfshirë presidentin e Bundesbank Jens Ëeidmann, i cili kundërshtoi lehtësimin sasior, dhe ministrit te financave, Ëolfgang Schauble. Ata kanë paralajmëruar për rreziqet se shumë stimuj monetar lehtësojnë presionin mbi qeveritë për të ulur borxhin dhe për të ‘ndezur’ rritjen përmes reformave ekonomike.
‘Është e pakontestueshme se likuiditeti i lartë globale dhe borxhi nxisin gatishmërinë për të ndërmarrë rreziqe në sektorin financiar dhe cojnë drejt rrezikut të flluskave të reja, më shumë borxhi dhe investimeve të këqija’, tha Schauble për ligjvënësit gjermanë të martën.