Një prej ishujve më të bukur në Tailandë, ende i mbyllur

09/05/2019 12:23 PM 0 komente

Një prej ishujve më të bukur, Ko Phi Phi Ley, në Tailandë, pjesë e të cilit është edhe gjiri Maya, do të vazhdojë të qëndrojë sërish i mbyllur dhe nuk do të hapet ende për pushuesit dhe vizitorët e shumtë që dëshirojnë ta vizitojnë atë, kanë deklaruar autoritetet vendase.

Gjiri Maya, një prej më të rëndësishmëve të këtij ishulli, u bë shumë i njohur pas transmetimit të filmit “The Beach”, ku një prej protagonistëve kryesorë ishte Leonardo Di Caprio.

Autoritetet vendase vendosën ta mbyllnin atë për publikun qershorin e kaluar, si pasojë e shqetësimeve nga numri gjithnjë e në rritje i pushuesve të cilët po e shkatërronin këtë parajsë ishullore.

Fillimisht ishte thënë se ai do të qëndronte i mbyllur vetëm për katër muaj, po hapja e tij është shtyrë vazhdimisht, deri në lajmërimin e fundit të autoriteteve, ku ato u shprehën se ai do të qëndrojë i mbyllur deri në mes të 2021.

Ky vendim u mor pas kjo periudhë kohe është e nevojshme për rikuperimin e tij të plotë ekologjik.

Pasi ai të hapet sërish, do të merren masa të ndryshme për ta ruajtur atë në maksimum. Ndër to do të jenë, kufizimi i numrit të anijeve që mbërrijnë në këtë ishull, të cilat do të ndalojnë shumë përpara duke mos i dëmtuar kështu ujërat e tij. Po kështu do të reduktohet edhe numri i turistëve që do ta vizitojnë atë.

Përpara se të mbyllej, rreth 5,000 turistë e vizitonin atë në ditë, duke shkaktuar dëmë të shumta.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of