Një prej kryeveprave të Banksy-t shitet 11,1 milionë euro

04/10/2019 3:57 PM 0 komente

Një prej kryeveprave të britanikut Banksy u shit dje në ankandin e Sotheby në Londër kundrejt vlerës prej 11,1 milionë eurosh, shifër kjo rekord për këtë artist, i cili dallohet për provokimet e shumta me anë të pikturave dhe me anë të grafiteve të ndryshme nëpër mure.

Bëhet fjalë për pikturën “Parlamenti i pazhvilluar”, që përfaqëson në mënyrë ironike Dhomën e Përfaqësuesve në Westminster, ku të gjithë deputetët janë majmunë.

Rekordi i mëparshëm i arritur nga ky artist ishte ai i vitit 2008, ku vepra e tij “Keep it Spotless” u shit kundrejt vlerës prej 1,8 milionë dollarësh.

Vlera fillestare e këtij ankandi ishte vendosur nga 1.5-2 milionë paund maksimumi dhe shitja e tij kundrejt vlerës prej 11,1 milione eurosh është një fitore e madhe – u shprehën përfaqësuesit e piktorit.

Kjo vepër rreth katër metra e gjerë dhe dy metra e lartë, përfaqëson regresin e Parlamentit britanik ndaj edhe të gjithë deputetët në mënyrë ironike janë pikturuar si majmunë.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of