Një profilaktik inteligjent: ndryshon ngjyrë në prani të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme

25/06/2015 3:38 PM 0 komente

Një profilaktik i ‘zgjuar’, në gjendje të zbulojë dhe të komunikojë praninë e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Si? Duke ndryshuar ngjyrë.

Kjo është ideja e tre djemve anglezë, vlerësuar për risinë më të mirë në fushën e shëndetësisë në Teen Tech Aëard në Londër.

Profilaktiku është quajtur S.T. EYE dhe arrin të zbulojë sëmundjet përmes një shtrese të veçantë që ‘mbërthen’ virusin dhe nëpërmjet një procesi kimik, ai bëhet fluoreshent. Në këtë mënyrë, profilaktiku sinjalizon infeksionin, por të tre djemtë janë shtyrë edhe më tej.

ST.EYE në fakt është në gjendje të ndryshojë ngjyrën ndaj emisionit të dritës, bazuar në llojin e infeksionit me të cilën vjen në kontakt. Kështu, virusi i herpesit do të raportohet nga kondomi që kthen ngjyrë në të verdhë, papillomavirus do e ndryshojë në vjollcë, klamidia dhe sifilizi respektivisht në të gjelbër dhe blu.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of