Një tjetër variant i Covid-19, Britania ndalon udhëtimet në Afrikën e Jugut

24/12/2020 10:42 AM 0 komente

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur ndalimin e udhëtimeve për këdo që ka qenë në ose tranzit përmes Afrikës së Jugut në 10 ditët e fundit për shkak të një “rreziku në rritje nga një variant i ri i koronavirusit”. Ndalimet fillojnë nga kjo e enjte, 24 dhjetor.

Vetëm shtetasit britanikë dhe Irlandezë, mbajtësit e vizave dhe banorët e përhershëm që vijnë nga Afrika e Jugut do të jenë në gjendje të hyjnë në Angli, por atyre do t’u kërkohet të vetë-izolohen për 10 ditë me familjet e tyre. Nga ndalimi përjashtohet transporti i mallrave pa pasagjerë.

Ky vendim vjen pas informacionit nga autoritetet shëndetësore në Afrikën e Jugut për një variant të ri të Covid-19 që është i ndryshëm nga varianti i Mbretërisë së Bashkuar, “që do të thotë ndalimi i udhëtimit është thelbësor për të parandaluar infektimin e mëtejshëm në familje”, thuhet në deklaratën e Departamentit për Transportin.

Variantet e reja: Nuk ka asnjë provë që sugjeron që variantet e reja të Covid-19 të zbuluara në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut kanë një ndikim të ndryshëm tek njerëzit, sipas Dr. Moncef Slaoui, këshilltari kryesor shkencor për Operacionin në luftimin e pandemisë.

Slaoui tha se ndërsa ka të dhëna që sugjerojnë se këto variante mund të jenë më infektive, nuk ka asnjë provë që patogjeneza ose ndikimi i tyre te njerëzit është ndryshe nga virusi që kanë qarkulluar deri më tani.

Lexo edhe këtë:

Varianti i ri i Covid, rritet numri i shteteve që ndalojnë udhëtimet drejt Anglisë

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of