Një udhëtim kulturor në Japoni

02/05/2019 2:21 PM 0 komente

Japonia është shteti i kontrasteve, në të jeton kultura antike e ndërthurur me atë moderne. Më poshtë do të lexoni se si mund ta zbuloni Japoninë në një udhëtim 8 ditor me familjen tuaj:

Dita 1: Osaka dhe Kyoto

Kyoto, dikur kryeqyteti i Japonisë, është një qytet që ndodhet në ishullin e Honshuit. Ky qytet është i njohur për numrin e lartë të tempujve budistë, kopshteve të mëdha, pallateve mbretërore dhe shtëpive tradicionale prej druri.

Osaka, është qytet-porti më i madh dhe qendra tregrtare e e ishullit japonez të Honshuit, i njohur për arkitekturën e saj moderne, jetën zhvilluar të natës dhe ushqimet shumë të shijshme që shërbehen në rrugë.

Në Kyoto ju mund të vizitoni tempullin budist Sanjūsangen-dō, i cili është ndërtuar në nder të Kannonit, Zotit të Mëshirës. Përveç statujës kryesorë me 1,000 krahë të këtij tempulli, të njohur janë gjithashtu edhe 1,001 statujat e tjera me përmasa të një njeriu normal.

Dita 2: Kyoto dhe Arashiyama

Arashiyama është një prej vendeve më të bukura që ndodhen në zonën perëndimore të Kyotos. Këtu ju do të shikoni një prej vendeve ku janë bërë një numër i madh fotosh, kopshti gjigand me drurë bambuje.

Ju mund të vizitoni edhe temullin e Ujit të Bekuar (Otowa-san Kiyomizu-dera), që është një prej tempujve më të shenjtë në Kyoto.

Dita 3: Kyoto dhe Hiroshima

Ishulli i Miyajimas thuhet se është një ishull i zgjedhur nga vetë Perënditë. Një portë mistike prej 16 metrash, të drejton për në tempullin e Itsukushima, një tempull i mbrojtur edhe nga UNESCO, dhe që daton që prej shekullit të 6-të. Gjatë paraditës, ju dhe familja juaj mund të eksploroni Detin Seto Inland dhe malin Misen, rreth 535 metra i lartë. Ta eksplorosh hap pas hapi këtë ishull, është mënyra më e mirë për të kuptuar se pse ky ishull konsiderohet si një ishull shpirtëror.

Dita 4: Osaka

Kultura e një vendi nuk mund të konceptohet pa kulinarinë e saj. Këshillohet që ju të vizitoni qytetin e Dotonborit në Osaka, i njohur për restorantet e tij shumë të famshme.

Dita 5: Kyoto dhe Takayama

Takayama është një qytet në rajonin malor të Gifusë. Mbi 10,000 porta Torii portokalli ju drejtojnë për në malin mistik të Inarit.

Dita 6: Takayama

Aventura juaj vazhdon akoma edhe më tej në Takayama. Ju mund të vizitoni fshatin turistik malor të Shirakawa-Go, i cili ka mbetur shumë i izoluar që prej vitit 1950.

Dita 7: Takayama dhe Odawara

Nëse doni ta ktheni pas në kohë familjen tuaj, ju duhet të vizitoni patjetër arkitekturën e veçantë dhe antike të Takayamas. Odawara është një tjetër qytet i Jaonisë, shumë i famshëm për muzetë e tij, sidomos për ato të luftës ku ekspozohen armë të ndryshme.

Odawara, Japan – March 31, 2014: Spring in japan.Cherry brossom and a Odawara-jo castle.

Dita 8: Tokio

Udhëtimi juaj nuk do të quhej i plotësuar, nëse ju do të iknit nga Japonia pa vizituar zemrën e saj, Kryeqytetin Tokio. Muzeu Hakone Open-Air, i pari i këtij lloji, u hap në Japoni në vitin 1969. Në këtë muze, vizitorët do të kenë mundësinë të shikojë nga afër 120 skulpturat të ekspozuara në hapësirën prej 70,000 metrash katrorë.

Ju nuk do ta vlerësonit kurë bukurinë e kopshteve në Japoni, nëse nuk do të ekszistonin qiellgërvishtësat e shumtë në Tokio të Japonisë. Këtu ju mund të vizitoni kopshtet që rrethojnë Shinoiri, Shtëpinë e Çajit Hamarikyu, etj. Ju mund të vizitoni edhe një tjetër hapësirë gjigande të gjelbër, atë që ndodhet në tempullin Meiji.

Burimi: National Geographic

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of