Kjo është ajo që njihet si vaksinë e nën-njësisë së proteinave.
Funksionon pak më ndryshe nga vaksinat e autorizuara për përdorim në SHBA, por bazohet në një teknologji të kuptuara shumë mirë dhe mbi të gjitha nuk kërkon të ruhet në kushte të veçanta ftohjeje.
Në përgjithësi, vaksinat funksionojnë duke i treguar sistemit imunitar të njerëzve diçka që ngjan si virus por në të vërtetë nuk është kështu. Nëse virusi i vërtetë shfaqet ndonjëherë, sistemi imunitar është gati të përpiqet ta luftojë atë.
Në rastin e koronavirusit, ajo “diçka” është një nga proteinat në virus, proteina spike. Vaksinat e Johnson & Johnson, Moderna dhe Pfizer përmbajnë sekuencën gjenetike për proteinën spike, dhe varet nga qelizat në trupat tanë për ta prodhuar vetë proteinën.
Vaksina e parë nën-njësi e proteinave COVID-19 mund të prodhohet nga kompania e bioteknologjisë, Novavax. Në ndryshim nga tre vaksinat e autorizuara tashmë në Sh.B.A, ajo përmban vetë proteinën spike, nuk ka nevojë për ta krijuar atë, së bashku me një ndihmues që rrit reagimin e sistemit imunitar, për ta bërë vaksinën akoma edhe më mbrojtëse. Vaksinat e nën-njësive të proteinave të bëra në këtë mënyrë kanë kohë që ekzistojnë. Vaksinat e hepatitit B për shembull janë të bazuara në këtë teknologji. Testimi i efektivitetit të vaksinës Novavax COVID-19, i kryer në dhjetëra mijëra vullnetarë në Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë, është gati përfundimit.
Kjo proteinë e virusit do të krijohet në një mënyrë tjetër, dhe do të jenë bimët ato që do të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në këtë drejtim.
Pikërisht kjo është edhe qasja që po përdoret nga firma kanadeze bioteknike, Medicago.
Bimët që do të përdoren ajo ato të duhanit dhe janë modifikuar që të përmbajnë sekuencat gjenetike për të bërë proteinën virale.
“Bima do ta mbledhë proteinën në një formë të tillë që të duket si virus” thotë Nathalie Landry, Zv/Presidente e bordit ekzekutiv të Medicago për çështjet shkencore dhe mjekësore. “Pra, nëse ju do të shikoni një imazh të tij, ai do të duket si një virus, por nuk mund të shkaktojë asnjë sëmundje. Por kur të injektohet si vaksinë trupi juaj do të jetë në gjendje të japë një përgjigje të mirë imune.
Studimet e hershme tregojnë se vaksina e mundshme e Medicago bën pikërisht të njëjtën gjë dhe kompania ka mjaft besim në ato zbulime ,saqë ka filluar tashmë një studim tek njerëzit që mund të përfshijë deri në 30,000 vullnetarë në 11 shtete.
Znj. Landry e pranon gjithashtu faktin se që zhvillimi i vaksinës Medicago COVID-19 ka mbetur prapa të tjerëve. Një tjetër kompani që ka mbetur prapa të tjerave është ajo e gjigandit farmaceutik Sanofi. Vaksina e nënnjësisë së saj proteinike kundër koronavirusit rritet gjithashtu në qelizat në laborator.
Në fund të vitit të kaluar kompania po bëhej gati për të bërë një studim të gjerë të efektivitetit të vaksinës, por rezultatet e hershme në një grup më të vogël njerëzish treguan se nuk po jepte përgjigjen imune për të krijuar mbrojtje. “Veçanërisht tek individët e moshuar që morën pjesë në atë studim, nuk ishte aq imunogjenë sa duhej të kishte”, tha Dr.
Paul Goepfert në Universitetin e Alabama në Birmingham, i cili ishte një nga studiuesit e përfshirë në ato studime të hershme. Ai thotë se çështja rezultoi të ishte një llogaritje e pasaktë e dozës së vaksinës.