NJË VIT PA TYM PËR SHQIPËRINË!
Ky ka qenë një vit i rëndësishëm në Shqipëri dhe kompania më e madhe e duhanit në vend, pati gjithashtu kontributin e saj. Vizioni pa tym që kjo kompani ka zbatuar me shumë pasion vitet e fundit, ka filluar të jetë më popullor dhe ka shtuar kureshtjen në biznes dhe konsumatorë.
2019 shënoi prezantimin e IQOS në Shqipëri, duke e përafruar me 53 tregje të tjerë, si dhe entuziazmin e duhanpirësve të rritur që nuk e lënë duhanin, për të gjetur alternativën më të mirë kundrejt vazhdimit të duhapirjes klasike.
Z. Radmilo Vlacic, Menaxher i Përgjithshëm i Philip Morris Albania ndan me ne sfidat dhe sukseset e kompanisë që përmes transformimit beson se një “vizion për një të ardhme pa tym” tashmë po ndodh dita ditës.
Cili është koncepti i reduktimit të dëmit që kompania juaj ka adoptuar dhe promovuar?
Reduktimi i dëmit i referohet politikave, programeve dhe praktikave që synojnë të minimizojnë ndikimet negative në shëndet dhe ka gjetur një aplikim të gjerë në shumë industri; nga masat e sigurisë së mjeteve motorike deri në biznesin e duhanit.
Është dashur një dekadë e tërë për të ndezur motorët e legjislacionit për reduktimin e dëmit në të gjithë botën. Zvogëlimi i dëmit në shumë aspekte në jetë. Si rripat e sigurimit. Vetëm kur u bë e qartë se në vendet ku rripi i sigurimit u prezantua si një detyrim, numri i aksidenteve fatale në trafik u zvogëlua në mënyrë drastike, u pranua nga të gjitha vendet në botë që kjo pjesë e pajisjeve të sigurisë shpëton jetë. Nëse u deshën vite për këtë formë të padiskutueshme të mbrojtjes, ne në industrinë e duhanit jemi të vetëdijshëm që kemi një rrugë të gjatë për të bërë përpara se të pranojmë konceptin e produkteve më pak të dëmshëm. Ne investuam për 20 vjet në shkencë, përpara se të ishim gati për t’i treguar botës, rezultatet e kërkimeve. Ne i shohim përfitimet që vijnë nga reduktimi i dëmit dhe përfundimisht nuk do të kthehemi pas.
A ka ndikuar në biznesin tuaj kriza e cigareve elektronike që ka ndodhur në Amerikë gjatë këtij viti?
Lajmet në SHBA mbi krizën e cigareve elektronike, patën disa rezultate të pakëndshme që lidheshin kryesisht me titujt. Shumë media globale që mbuluan lajmet, u keqkuptuan nga lexuesit duke anashkaluar përmbajtjen, dhe duke mos u informuar për historinë e plotë: që përdoruesit e prekur kishin manipuluar cigaret e tyre elektronike duke shtuar në to produkte të blera në tregje të paligjshme, si vaj kanabisi dhe substanca të tjera të pa verifikuara. Kjo histori në fakt hodhi dritë mbi ndryshimin midis IQOS dhe cigareve elektronike, të cilat në thelb janë dy produkte të ndryshme, që funksionojnë ndryshe nga njëri- tjetri dhe që nuk mund të ngatërrohen mes tyre. Kjo situatë ka bërë që ligjvënësit amerikanë të fillojnë të prezantojnë rregulla shumë më të rrepta dhe kontrolle më të forta kur bëhet fjalë për komercializimin e këtyre produkteve dhe alternativave të tjera të cigareve. Pajisja jonë IQOS, një produkt kryesor I reduktimit të riskut, për tre arsye, nuk mund të ishte pjesë e kësaj krize.
Së pari, në kohën kur kjo krizë nisi, IQOS nuk ekzistonte ende në këtë tregun amerikan.
Së dyti, IQOS nuk është një produkt tjetër alternativë i cigareve elektronike, sepse ndërsa produkti ynë ngroh fije të duhanit të vërtetë, cigaret elektronike ngrohin një lëng me përmbajtje nikotine.
Së fundmi, edhe pse në tregun amerikan nuk kishte rregulla të qarta për zëvendësuesit e cigareve, ne kaluam në një kontroll të rreptë nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA). Kemi pritur 2 vjet deri në prill 2019 derisa FDA arriti në përfundimin se komercializimi i IQOS në kushte të rregulluara është i përshtatshëm për mbrojtjen e shëndetit publik. Pak muaj më vonë, në tetor hapëm dyqanin tonë të parë të IQOS në Atlanta.
Ne kemi theksuar gjithmonë rëndësinë e lënies se duhanit dhe rëndësinë e shkencës që qëndron prapa produkteve për reduktim të dëmit nëse një duhanpirës vendos të vazhdojë pirjen e duhanit.
Unë besoj se mediat në Shqipëri raportuan me përgjegjësi lajmet dhe provat, të cilat ndihmuan konsumatorët shqiptarë të mos shënonin barazinë midis duhanit me ngrohje dhe cigareve elektronike.
Paralelisht me fillimin e produktit tuaj teknologjik, ju gjithashtu drejtoni fushatën Unsmoke. A ka lidhje kjo me produktin tuaj kryesor për momentin?
Ne në Philip Morris, duke pasur parasysh delikatesën e industrisë që ne operojmë, kemi një moto: Nëse doni të ndryshoni botën, duhet së pari të ndryshoni mendimin tuaj – si duhanpirësi ashtu dhe jo duhanpirësi, që do të thotë e gjithë shoqëria. Pengesa kryesore gjatë rrugës është keqinformimi dhe mosbesimi ndaj çdo lloj “zvogëlimi të dëmit” kur bëhet fjalë për pirjen e duhanit. Është e rëndësishme që jo-duhanpirësit të mos fillojnë kurrë të konsumojnë nikotinë, dhe që duhanpirësit të heqin dorë prej saj, ne sinqerisht besojmë se ekzistojnë mundësi më të mira për ata që vendosin të vazhdojnë pirjen e duhanit. Dhe këto mundësi nuk vijnë thjesht nga portofoli i Philip Morris. Prandaj, fushata Unsmoke nuk promovon asgjë tjetër përveç një dialogu dhe mendimi të ri që nuk bazohet në emocione, paragjykime dhe keqinformime, por në fakte, prova dhe shkencë.
Përveç biznesit tuaj kryesor, ju njiheni gjithashtu si një kompani që investon shumë në shoqërinë në të cilën operon. A patët një rol apo kontribut në efektet e tërmetit mbi komunitetin?
Ishte një moment shkatërrues për të gjithë ne që jetojmë në Shqipëri, por padyshim që disa vazhdojnë të vuajnë dëmet e tërmetit deri në këtë moment. Kompania jonë ka reaguar që nga dita e parë, duke vënë në dispozicion të familjeve më të prekura, një fond për shtëpi të reja, të cilat janë nën procedurën e zgjedhjes dhe akomodimit. Unë besoj se Viti i Ri, do të sigurojë një strehë të ngrohtë dhe një shtëpi të qetë për disa familje që do të përfitojnë nga ky fond. Kjo është më e pakta që mund të bënim me një dedikim maksimal në një periudhe kohe të shkurtër. Kolegët tanë në zyrë u prekën gjithashtu në shtëpitë dhe familjet e tyre dhe unë jam shumë krenar për dashamirësinë që si komunitet i vogël treguam se ishim aty për njëri-tjetrin.
Ne, në Philip Morris, urojmë një 2020 më të mirë për të gjithë!
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.