Pothuajse kushdo duket se doli i fituar pas vendimit të shpejtë për të emëruar Joachim Gauck, një ish-disident i Gjermanisë Lindore, si presidentin e ardhshëm të Gjermanisë.
Z. Gauck, një kandidat i pasuksesshëm në 2010-n, u zgjodh me nxitim nga pesë, nga gjashtë partitë në Bundestag. Christian Wulff, njeriu që e kishte mundur atë, u largua pak ditë më parë,
pasi dolën në dritë një sërë skandalesh, që lidheshin me punën e tij të mëparshme, kur ishte Kryeministër i shtetit të Saksonisë së Ulët, shkruan “The Economist”.
Tashmë kancelares Angela Merkel, bija e një pastori protestant, që është rritur në Gjermaninë Lindore komuniste, do t’i bashkohet në samitin e shtetit gjerman një burrë,
që dhe ai vetë ka qenë një klerik protestant i Gjermanisë Lindore. Detyra e saj është të qeverisë, ndërsa ajo e tij, të këshillojë dhe të frymëzojë.
Opozita e socialdemokratëve dhe Partitë e Gjelbra, që e nxitën z. Gauck për presidencën në 2010-n, e mbështetën sërish atë.
Në sipërfaqe, të paktën, zgjedhja e tij në përpjekjen e dytë është një fitore për ta. Është një goditje e madhe e befasishme për Partinë e Lirë Demokratike (FDP),
partneri i vogël aleat i qeverisë së koalicionit qeverisës të znj. Merkel. Drejtuesi i saj i ri, Philipp Rösler, rrezikon një përplasje me znj. Merkel —
madje edhe çarjen e koalicionit, sipas disa raporteve — për shkak se ka mbajtur një qëndrim në favor të z. Gauck, kandidatin që ajo e kishte kundërshtuar më pak se dy vjet më parë.
Kjo ndodh pjesërisht për shkak se mbrojtja e patrembur e z. Gauck, që lidhet me konceptin e lirisë, kapitalizimit dhe madje edhe qëndrimi politik, shkon mirë me parimet liberale të FDP
(është më e habitshme që socialdemokratët dhe të gjelbërit e mbështesin atë). Kandidatë të tjerë që u morën në konsideratë, si ish-ministri i Mjedisit, Klaus Töpfer, mund të kishin dërguar një sinjal se znj.
Merkel është e prirur të përgatitet për një koalicion me një nga partitë opozitare pas zgjedhjeve të ardhshme federale në vitin 2013. Dr. Rösler e ka përcjellë këtë rrezik, një fitore e rrallë për liderin liberal të papërvojë.
Më pak i dukshëm është fakti që znj. Merkel u ka paraprirë gjithashtu gjërave. Ky nuk është një interpretim universal. “Ajo duhet të kalojë humbjen më të hidhur që kur ka ardhur në zyrë”, komentonte “Spiegel Online”.
Shumëkush mendonte se Unioni i saj Kristian Demokrat (dhe krahu i vet bavarian, Unioni Kristian-Social) do të hidhte poshtë kandidaturën e z. Gauck që t’i kursente kancelares sikletin e pranimit që ajo ishte gabuar,
që e kishte hedhur poshtë herën e parë. Në këtë pikëpamje, ajo ishte shumë e dobët që t’i qëndronte një kërcënimi të liberalëve dhe majtistëve.
Ndoshta kjo mund të qëndrojë, por znj. Merkel ka të ngjarë që të mos jetë shumë e shqetësuar. Ajo ka një president (i pari që nuk është anëtar i ndonjë partie) që pothuajse të gjitha partitë në Bundestag e mbështesin.
Në rast se zgjedhjet politike janë pjesërisht rreth sinjalizimit të aleancave të ardhshme politike, sinjali është se znj. Merkel mund të qeverisë pothuajse me çdo parti tjetër.
Dhe kjo nuk do të ndodhë për herë të parë dhe disa gjykojnë se një lëvizje e tillë do ta fuqizonte më shumë atë.
Ajo që është më e rëndësishme, populli gjerman gjithashtu duket si fitues. Ndryshe nga paraardhësi i tij, z. Gauck është një figurë karizmatike dhe frymëzuese.
Ai ka pasur një rol kryesues në protestat që shënuan fundin e regjimit të Gjermanisë Lindore në vitin 1989. Si kreu i arkivës së Stasit pas bashkimit, ai nxiti për hapjen e dosjeve për viktimat e policisë sekrete të Gjermanisë Lindore,
po ashtu dhe për kërkuesit. Ai është një patriot i hapur (ai do që gjermanët të kuptojnë se ata “jetojnë në një shtet të mirë që ata mund ta duan”) por është gjithashtu i gatshëm që të thotë gjëra më të ashpra kur duhet.
Në një libër, ai e quan lirinë, vlerën e tij më të madhe politike dhe mbron kapitalizimin si një sistem që është në gjendje që të korrektojë gabimet e veta. Ai i ka sharë antikapitalistët, duke u tallur me ta si romantikë.
Z. Gauck duket se është dhe zgjedhja e njerëzve: në një sondazh, 54% e elektoratit e mbështesnin atë për presidencën. Presidenti Gauck mund të rezultojë të jetë një udhëheqës më i gjallë, sesa imagjinojnë pjesa më e madhe e gjermanëve.