Të mirat: Bateria ka jetëgjatësi fantastike. Mund të durojë deri në 20 ditë pa u fikur dhe mundëson 4 orë bisedim pa ndërprerje. Të këqijat: Mund të mos ju pëlqejë elementi rrëshqitës i ekranit Të përgjithshme: Nga Nokia propozohet edhe një motor kërkimi i ri, që është shumë komod, duke qenë se u lejon përdoruesve të keni një trafik më të vogël të të dhënave. çmimi: 200 euro Shtëpia finlandeze Nokia e mbylli vitin 2011 në mënyrë të suksesshme, duke sjellë një sërë modelesh. Në pjesën më të madhe të rasteve kishim të bënim me celularë me cilësi vërtet të mirë dhe në gjendje të plotësojnë nevojat e një game të gjerë konsumatorësh. Modeli i ri, Nokia C2-05 përfaqëson një zgjedhje të mirë, për të gjithë ata që dëshirojnë një celular ekonomik, por pa hequr dorë nga dizajni i këndshëm dhe nga fakti që të ketë shumë funksione. Nokia prezanton C2-05, si një model me pamje tërheqëse dhe me funksion të ekranit të rrëshqitshëm. Tastiera gjendet poshtë ekranit. Natyrisht nuk mund të mungojnë aplikimet për menaxhimin e rrjeteve sociale si Facebook e Twitter. Nga Nokia propozohet edhe një motor kërkimi i ri, që është shumë komod, duke qenë se u lejon përdoruesve të kenë një trafik më të vogël të të dhënave. Te Nokia C2-05 lexuesi multimedial është në gjendje të lexojë formatet kryesore MP3 e MP4. Mund të dëgjoni muzikë edhe nëpërmjet radios FM. Ka edhe regjistrues të integruar. Memoria e brendshme mund të zgjerohet falë kartës Micro SD deri në 32 GB. Te celulari nuk mungon porta mikro USB. Përmasat e Nokia C2-05 janë: 99.43 x 47.77 x 16.28 milimetra dhe peshon 98.5 gramë. Operon në rrjetin Dual Band 900/1800 dhe 850/1900. Ekrani është 2 polësh me rezolucion QVGA LCD. Bateria ka jetëgjatësi fantastike. Mund të durojë deri në 20 ditë pa u fikur dhe mundëson 4 orë bisedim pa ndërprerje. Këtë celular mund ta gjeni në disa ngjyra, si blu, gri etj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.