Të mirat: Mundësi për dy karta
Të këqijat: Nuk ka suport 4G
Të përgjithshme: Numri i koduar është “Moneypenny”. Është një smartphone që do të ketë dy karta dhe do të prezantohet zyrtarisht në Kongresin Botëror të 2014-s.
Çmimi: 469 euro
Një nga smartpfone-t Windows Phone 8.1, për të cilin po punon Nokia është ai që njihet me emrin e koduar “Moneypenny”. Ka të ngjarë të jetë i pari aparat me dy karta që kompania do të përfshijë në gamën e saj Lumia. Lajmi bëhet i ditur nga portali “Evleaks” që ka bërë me dije edhe skedën e përgjithshme të këtij aparati. “Moneypenny” do të jetë emri i koduar i aparatit që mund të ketë diçiturën Lumia 630 e Lumia 635, në varësi të konfigurimit: ka të ngjarë që modeli i parë do të jetë me një kartë, ndërsa i dyti me dy karta. Është e mundur që grupi finlandez, që së fundmi është blerë nga Microsoft, do ta prezantojë zyrtarisht në Kongresin Botëror 2014 (MWC 2014), që do të zhvillohet në Barcelonë në muajin shkurt.
Nga fotot e para mund të dallohet prania e dy rrjeteve që sigurisht tregon se aparati do të ketë dy karta që mund të instalohen.
Nga ana tjetër, Lumia me dy ekrane do të karakterizohet nga butona virtualë në pjesën e përparme, gjë që tregon se aparati mund të mos ketë butona fizikë. Dallohet se celularët do të mund të kenë suport për rrjetet 3G, një gjë e tillë do të thotë se Lumia 630 nuk do të ketë opsion për ndërlidhjen 4G LTE.
Ndërsa disa sinjale tregojnë se ka të ngjarë që modeli tjetër, pra Lumia 635, do të mund të ketë mbështetje nga rrjeti. Telefonat me dy karta kanë filluar të fitojnë terren në të gjithë botën, por veçanërisht në tregjet në zhvillim, si për shembull në Indi e në Kinë ku prezenca e Nokia-s ka nisur të jetë gjithnjë e më shumë e rëndësishme.
Telefoni i parë Lumia me dy karta do të mund të gjendet në tregun e shitjes me pakicë që nga tremujori i parë i 2014-s.