Normat e interesit në kredi do të vazhdojnë të ulen

29/01/2018 9:52 AM 0 komente

Fehmi Mehmeti, ushtrues i detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se normat e interesit në kredi në vendin tonë do të vazhdojnë të ulen edhe më tutje. Sipas tij, norma efektive e interesit në nëntor të vitit 2017 ishte 6,7% e që është e krahasueshme me ato të shteteve të rajonit

Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se gjatë vitit që lamë pas bankat komerciale që operojnë në Kosovë kanë shënuar një rekord fitimi prej 88.8 milionë eurosh apo 13.6 milionë euro më shumë se gjatë vitit që lamë pas.

Ai po ashtu tregon se normat e interesit në kredi do të bien edhe më tutje.

Mehmeti po ashtu konfirmon se një bankë gjermane ka shprehur interesimin për t’u licencuar në vendin tonë.

Zëri: Gjatë vitit 2018 bankat të cilat operojnë në Kosovë kanë shënuar rekord të përfitimeve, çka ka ndikuar?

Mehmeti: Bankat gjatë vitit 2017 janë karakterizuar me nivel të fitimit neto prej 88.8 milionë eurosh, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak fitimet janë më të larta për 13.6 milionë euro ose 18,7%. Rritja e fitimit neto ishte kryesisht si rezultat i provizioneve më të ulëta për humbjet nga kreditë, kthimeve të kredive të humbura, rritjes së përshpejtuar të nivelit të përgjithshëm të kredive, si dhe cilësisë shumë të mirë të kredive të reja. Kur jemi te rritja e kredive, në dhjetor të 2017-s u shënua rritje e përshpejtuar e kredive vjetore prej 11,6 për qind, krahasuar me atë prej rreth 10.,0 për qind në vitin e kaluar.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of