Norvegjia përgatitet për më shumë shpenzime teksa luhatet ekonomia

01/03/2016 10:39 AM 0 komente

Norvegjia është e gatshme të shpenzojë si pasojë e rënies në çmimet e naftës.

Rënia e çmimeve të naftës së papërpunuar po tkurr ekonominë e prodhuesit më të madh të naftës së Evropës Perëndimore, duke rritur papunësinë dhe duke kërcënuar në ndalimin e rritjes. Qeveria ka rritur tashmë shpenzimet në nivele rekord dhe do të shfrytëzojë këtë vit për herë të parë fondin e pasurisë së vendit prej 810 miliardë dollarë. Kjo mund të shkojë edhe më thellë vitin e ardhshëm.

Qeveria e pakicës pritet të mbajë sot një takim me Partinë Liberale dhe Kristian Demokratët për të siguruar mbështetje për përparësitë e saj teksa ajo hedh bazat për shpenzimet fiskale të 2017. Papunësia në rritje do të pozicionohet në krye të agjendës, sipas Liberalëve.

Papunësia ka tejkaluar nivelet e arritura nga pasojat e krizës globale financiare dhe në veçanti ka goditur qendrën e naftës së vendit. Rajoni Rogaland në bregun perëndimor, ku gjendet Statoil ASA, është përballur me një rritje prej 67 përqind të papunësisë .

Kryeministri Erna Solberg është shprehur se gjendja në ato rajone ka arritur një fazë ‘kritike’.

Banka qendrore muajin e kaluar parashikoi se qeveria mund të ketë nevojë për të tërhequr pothuajse 10 miliardë dollare nga fondi i saj i naftës këtë vit. Çmimet e naftës kanë rënë me 31 për qind në rreth 35 dollarë që kur qeveria publikoi ​​buxhetin e 2016 në tetor. Qeveria më pas parashikoi se do të tërheqë rreth 570 milion dollarë nga fondi.

Banka qendrorei ka ulur tashmë normat tri herë në një nivel të ulët rekord që prej dhjetorit të vitit 2014 me qëllim shmangien e recesionit.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of