Presidentja e “Ligue de Football Professionnel”, Nathalie Boy de la Tour, bëri të ditur sot futbolli francez do të mobilizohet “për të ndihmuar financiarisht në rindërtimin” e Katedrales Notre-Dame, e shkatërruar dje në mbrëmje nga një zjarr i madh.
“Bota e futbollit (francez) do të mobilizohet për të ndihmuar financiarisht në rindërtimin e kësaj Katedrale, e cila bën pjesë në trashëgiminë tonë”, – theksoi Nathalie Boy de la Tour me rastin e prezantimit të një marrëveshje me organizatën joqeveritare ambientaliste, WWW France.
Presidentja e futbollit profesionist deklaroi se klubet do të përpiqen t’i rikthejnë monumentit lavdinë e dikurshme. “Bota e futbollit do të mobilizohet për të ndihmuar financiarisht në ndërtimin e kësaj katedrale, e cila është pjesë e trashëgimisë sonë”.
Megjithatë ajo nuk dha detaje mbi mënyrën se si do të mobilizohen klubet. “Këtë proces do ta koordinojmë me gjithë lojtarët në futboll” – shpjegoi me pak fjalë ajo. “Do të jemi bashkë në këtë tragjedi që na prek të gjithëve. Notre-Dame është simbol për ne”, shtoi presidentja Nathalie Boy de la Tour.
Ndërkohë janë hapur llogari të ndryshme dhe janë bërë donacione të rëndësishme. Familja Arnault dhe grupi LVMH kanë njoftuar se do të ndihmojnë me 200 milionë euro në fondin për rikonstruktimin e Katedrales. Pak orë më parë, miliarderi François-Henri Pinault vendosi të kontribuojë me 100 milionë euro.
Burimi: Le Figaro