Pas njoftimit të Nubia X gjatë CES 2019, kompania kineze njoftoi zyrtarisht daljen në treg të Z20. Nubia Z20 është, me kuptimin e plotë të fjalës, një smarphone “full screen”, me një hardware disi të rëndë. Ai do të vijë në Europë në shtator.
Nubia Z20 kënaq plotësisht kërkesat e atyre që dëshirojnë që përmbajtjet të shfaqen në ekran pa u shqetësuar nga aplikacione të tjera. Kjo është arsyeja se pse ka dy ekrane – ekranin e përparmë full hd pa korniza, 6,42 inç dhe ekranin e pasmë, 5,1 inç, i pozicionuar poshtë tre fotokamerave të pasme. Fotokamera kryesore është 48 inç, me kënd të gjerë dhe teleobjektiv, e dobishme për të parë një foto përpara se të bëni një selfie dhe të hiqni dorë nga fotokamera e përparme
Për të mundësuar këtë gjë shërben bashkimi i procesorit Snapdragon 855+ dhe 8 GB RAM, të nevojshme për aplikacionet dhe videolojërat që kërkojnë më shumë burime, që të funksionojnë në mënyrë të rrjedhshme, pa ndërprerje. Nubia Z20 do të jetë i disponueshëm në versionin 128 dhe 512 GB. Bateria do të jetë 4000 mAh, e cila i jep autonomi celularit për një kohë të gjatë dhe mund të karikohet në një kohë të shkurtër falë karikimit të shpejtë 27W Quick Charge 4.0.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për shtyp, smartphone-t e parë do të dalin në treg në Kinë, më 16 gusht, 3499 juanë – rreth 443 euro – për modelin 128GB, ndërsa në Europë, Kanada, SHBA dhe Mbretëri e Bashkuar, parashikohet në shtator. Smartphone do të jetë në tri ngjyra – blu, e kuqe dhe e zezë.