Ende nuk dihet se kur do të rishpallet tenderi për mirëmbajtjen e 38 kilometrave të parë të autostradës Vermicë- Merdar. Ministria e Transportit nuk ka dhënë informacione të sakta, por janë shprehur se kjo do të ndodhë së shpejti. Ministria, duke pasur parasysh se edhe nëse rihapet tenderi nuk do të ketë kompani që mund të plotësojë të gjitha kriteret e kërkuara ka hequr pikën ku kërkohet përvoja në këtë fushë. Kostoja e mirëmbajtjes do të varet nga çmimi i ofertave të tenderuesve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.