“Nuk është normalitet i ri”, CEO-t që synojnë rikthimin në zyrë

26/02/2021 2:03 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

CEO i Goldman Sachs, David Solomon, është drejtuesi i fundit i cili shpreh mospëlqimin e tij për punën në distancë, duke pranuar se dëshiron të shohë punonjësit të kthehen në zyrë me shpejtësi dhe t’u bashkohen drejtuesve të tjerë, përkundër tendencës së marrëveshjeve smart working në një afat të gjatë, edhe kur pandemia e koronavirusit të ketë marrë fund.

 

ASPEKTE KRYESORE

David Solomon

“Nuk është një situatë ideale për ne dhe nuk është normalitet i ri” – tha Solomon në një konferencë të Credit Suisse, sipas Bloomberg. “Ky është një devijim të cilin do ta korrigjojmë sa më shpejt të jetë e mundur” – duke shtuar se vaksinimi në Shtetet e Bashkuar ka ecur më ngadalë “se sa kishin shpresuar shumë prej nesh”.

Solomon nuk është i vetmi i cili po përgatitet për rikthimin e afërt të punonjësve në zyrë. Javën e kaluar, CEO i Barclays, Jes Staley, tha se parashikon që stafi i tij prej 80 mijë personash të kthehet në zyrë brenda këtij viti.
“Mendoj se do të jetë pozitive të bindësh njerëzit të punojnë sërish në të njëjtin vend” – u tha ai gazetarëve të enjten, sipas Bloomberg.

CEO i Cisco, Chuck Robbins, tha në fillim të këtij muaji se punonjësit po presin me padurim të kthehen në zyrë pas një viti pune në distancë. “Mendoj se kemi hyrë në atë fazë në të cilën njerëzit në të vërtetë po luftojnë mendërisht – nuk po argëtohen”. – tha Robbins për CNBC.

CEO i JPMorgan Chase & Co. Jamie Dimon, u tha analistëve në shtator se puna nga shtëpia kishte shkaktuar rënie në produktivitet, në veçanti të hënën dhe të premten, sipas Bloomberg, dhe se u ka thënë punonjësve më të rëndësishëm të kompanisë që janë të detyruar të kthehen në zyrë nga shtatori 2021.

Sipas Wall Street Journal, Lvmh ka udhëzuar punonjësit e zyrës së korporatës Tiffany & Co. në Shtetet e Bashkuara të kthehen në punë personalisht dy ditë në javë duke filluar nga marsi.

Drejtuesit e JPMorgan dhe Goldman Sachs kanë konstatuar edhe se puna në distancë ka privuar punonjësit e rinj nga mundësitë e paçmuara të të mësuarit, në veçanti për ata që sapo kanë nisur karrierën e tyre në Wall Street. “Nuk dua që një klasë tjetër e të rinjve të vijë në Goldman Sachs gjatë verës duke filluar punë në distanca,” tha Solomon.

*Carlie Porterfield
Burimi: Forbes

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of