Nuk i ndali as COVID-19, për tre muaj, mbi 40 mijë qytetarë vizituan hotelet e Kosovës

09/12/2020 10:30 AM 0 komente

Agjencia e Statistikave të Kosovës  ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e tretë të këtij viti. Sipas ASK, pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e  Kosovës. Numri i vizitorëve (vendas dhe të huaj) ishte 40.272.

 

Qejfin, pushimin e fjetjen nëpër hotele të Kosovës nuk e kanë ndalur as gjatë  pandemisë qytetarët . Vizitat në  këto hotele nuk i kanë  bërë  vetëm qytetarët e Kosovës.  Vizitorë  në  këto hotele ka pasur edhe nga Shqipëria, Gjermania, Turqia. Vetëm në  tremujorin e tretë të këtij viti, numri i personave që  kanë  frekuentuar hotelet ka shkuar në  40.272.

“Në TM3 2020, numri i vizitorëve (vendas dhe të huaj) ishte 40 272, prej tyre 47.14% ishin vendas dhe 52.86% ishin të jashtëm”.

“…ndërsa numri i net-qëndrimeve ishte 80 980, prej tyre 45.32% nga vendasit dhe 54.68% nga të huajt”. Numrin më të madh të vizitorëve dhe të net-qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Pejës, me 13 885 vizitorë dhe 38 188 net-qëndrime.

“Në TM3 2020, numri i vizitorëve vendas është 18 985, ndërsa numri i net-qëndrimeve të tyre është 36 700. Numri më i madh i vizitorëve vendas vërehet në Regjionin e Pejës me 9 129 vizitorë dhe 23 640 net-qëndrimi. Gjatë kësaj kohe, numri i vizitorëve të jashtëm është 21 286 ndërsa numri i net-qëndrimeve të tyre është 44 280. Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë, Prizren e kështu me radhë.

“Në TM3 2020, numri i vizitorëve (vendas dhe të huaj) është 40 272 prej tyre 47.14% janë vendas dhe 52.86% janë të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve është 80 980 prej tyre 45.32% nga vendorët dhe 54.68% nga të huajt.  Në TM 3 2020, numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka regjioni i Pejës me 13 885 vizitor dhe 38 188 net qëndrimi”.

Në vitin 2019 numri i vizitorëve vendor është rritur për 1.56% në raport me vitin 2018, net-qëndrimet e vizitorëve vendor janë rritur për 8.88%. Kishte ulje te vizitorët e jashtëm për 7.99%, kurse net-qëndrimet e vizitorëve të jashtëm janë rritur për 0.08% ne raport me vitin 2018.

Siç shihet, numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit 2019 e ka rajoni i Prishtinës me gjithsej 122,541 vizitorë, Peja radhitet e dyta me 65,099 vizitorë, Prizreni radhitet i treti, me 55,107 vizitorë.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë, Prizren e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Turqia. /Monitor.al/.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of