Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e tretë të këtij viti. Sipas ASK, pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Numri i vizitorëve (vendas dhe të huaj) ishte 40.272.
Qejfin, pushimin e fjetjen nëpër hotele të Kosovës nuk e kanë ndalur as gjatë pandemisë qytetarët . Vizitat në këto hotele nuk i kanë bërë vetëm qytetarët e Kosovës. Vizitorë në këto hotele ka pasur edhe nga Shqipëria, Gjermania, Turqia. Vetëm në tremujorin e tretë të këtij viti, numri i personave që kanë frekuentuar hotelet ka shkuar në 40.272.
“Në TM3 2020, numri i vizitorëve (vendas dhe të huaj) ishte 40 272, prej tyre 47.14% ishin vendas dhe 52.86% ishin të jashtëm”.
“…ndërsa numri i net-qëndrimeve ishte 80 980, prej tyre 45.32% nga vendasit dhe 54.68% nga të huajt”. Numrin më të madh të vizitorëve dhe të net-qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Pejës, me 13 885 vizitorë dhe 38 188 net-qëndrime.
“Në TM3 2020, numri i vizitorëve vendas është 18 985, ndërsa numri i net-qëndrimeve të tyre është 36 700. Numri më i madh i vizitorëve vendas vërehet në Regjionin e Pejës me 9 129 vizitorë dhe 23 640 net-qëndrimi. Gjatë kësaj kohe, numri i vizitorëve të jashtëm është 21 286 ndërsa numri i net-qëndrimeve të tyre është 44 280. Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë, Prizren e kështu me radhë.
“Në TM3 2020, numri i vizitorëve (vendas dhe të huaj) është 40 272 prej tyre 47.14% janë vendas dhe 52.86% janë të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve është 80 980 prej tyre 45.32% nga vendorët dhe 54.68% nga të huajt. Në TM 3 2020, numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka regjioni i Pejës me 13 885 vizitor dhe 38 188 net qëndrimi”.
Në vitin 2019 numri i vizitorëve vendor është rritur për 1.56% në raport me vitin 2018, net-qëndrimet e vizitorëve vendor janë rritur për 8.88%. Kishte ulje te vizitorët e jashtëm për 7.99%, kurse net-qëndrimet e vizitorëve të jashtëm janë rritur për 0.08% ne raport me vitin 2018.
Siç shihet, numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit 2019 e ka rajoni i Prishtinës me gjithsej 122,541 vizitorë, Peja radhitet e dyta me 65,099 vizitorë, Prizreni radhitet i treti, me 55,107 vizitorë.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë, Prizren e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Turqia. /Monitor.al/.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.