Erald Themeli, Drejtor i Departamentit të Politikave Monetare në Bankën e Shqipërisë, thotë për “Monitor Brief Insight” se inflacioni mund të arrijë në nivelin më të lartë në periudhën qershor-korrik, nivel që, mbështetur në projeksionet e fundit, nuk pritet të jetë më shumë se 7%. Sipas tij, inflacioni i lartë do të ndikojë në një rritje ekonomike më të ulët se projeksionet e mëparshme. Banka e Shqipërisë parashikon një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto në intervalin midis 3% dhe 3.5%, nga 4.2-4.3% që ishte parashikimi i fillimit të këtij viti.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.
Komente