Në Qarkun e Tiranës deri në orën 21.00 janë numëruar 598 Qendra Votimi nga 1243 gjithsej. Kryeson Partia Socialiste me 48.7% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim (PD-AN) me 38.9%, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) me 5.9% dhe Partia Socialdemokrate (PSD) me 3.1%. Me rezultatet e deritanishme, PS merr 18 mandate deputetësh, PD 15 mandate, LSI 2 mandate dhe PSD 1 mandat.
Në Qarkun e Durrësit janë numëruar 184 Qendra Votimi nga 481 gjithsej. PS kryeson me 51.8% të votave, e ndjekur nga PD-AN me 39.9% dhe LSI me 6.3%. Me rezultatet e deritanishme, PS merr 8 mandate deputetësh dhe PD merr 6 mandate.
Në Qarkun e Fierit janë numëruar 485 Qendra Votimi nga 580 gjithsej. Kryeson PS me 52.5%, e ndjekur nga PD-AN me 37.7% dhe LSI me 7%. Me rezultatet e deritanishme, PS merr 9 mandate deputetësh, PD 6 mandate dhe LSI 1 mandat.
Në Qarkun e Elbasanit janë numëruar 440 Qendra Votimi nga 511 gjithsej. Kryeson PS me 55.1%, e ndjekur nga PD-AN me 37% dhe LSI me 4.8%. Me rezultatet e deritanishme, PS merr 8 mandate deputetësh dhe PD 6 mandate.
Në Qarkun e Korçës janë numëruar 302 Qendra Votimi nga 427 gjithsej. Kryeson PS me 47.4%, e ndjekur nga PD-AN me 41.2% dhe LSI me 7.1%. Me rezultatet e deritanishme, PS merr 6 mandate deputetësh dhe PD 5 mandate.
Në Qarkun e Vlorës janë numëruar 391 Qendra Votimi nga 445 gjithsej. Kryeson PS me 57.9%, e ndjekur nga PD-AN me 31.6% dhe LSI me 6%. Me rezultatet e deritanishme, PS merr 8 mandate deputetësh dhe PD 4 mandate.
Në Qarkun e Shkodrës janë numëruar 322 Qendra Votimi nga 411 gjithsej. Kryeson PD-AN me 44.1%, e ndjekur nga PS me 28.9%, PSD me 14.6% dhe LSI me 8.8%. Me rezultatet e deritanishme, PD merr 6 mandate deputetësh, PS 3 mandate, PSD 1 mandat dhe LSI 1 mandat.
Në Qarkun e Lezhës janë numëruar 180 Qendra Votimi nga 249 gjithsej. Kryeson PD-AN me 46.2%, e ndjekur nga PS me 40.4% dhe LSI me 9.5%. Me rezultatet e deritanishme, PD merr 4 mandate deputetësh dhe PS 3 mandate.
Në Qarkun e Beratit janë numëruar 169 Qendra Votimi nga 277 gjithsej. Kryeson PS me 56.2%, e ndjekur nga PD-AN me 28.5% dhe LSI me 13%. Me rezultatet e deritanishme, PS merr 4 mandate deputetësh, PD 2 mandate dhe LSI 1 mandat.
Në Qarkun e Dibrës janë numëruar 200 Qendra Votimi nga 277 gjithsej. Kryeson PD me 45.1%, e ndjekur nga PS me 45% dhe LSI me 6.6%. Me rezultatet e deritanishme, PD merr 3 mandate deputetësh dhe PS 2 mandate.
Në Qarkun e Gjirokastrës janë numëruar 181 Qendra Votimi nga 207 gjithsej. Kryeson PS me 55.9%, e ndjekur nga PD-AN me 28.1% dhe LSI me 13.1%. Me rezultatet e deritanishme, PS merr 3 mandate deputetësh dhe PD 1 mandat.
Në Qarkun e Kukësit janë numëruar 141 Qendra Votimi nga 141 gjithsej. Kryeson PD-AN me 62.3%, e ndjekur nga PS me 35.8%. Në këtë qark, përfundimisht PD merr 2 mandate deputetësh dhe PS 1 mandat.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.