Numri i të vdekurve nga Koronavirusi në Itali ka shkuar në 34, ndërsa i të prekurve mbi 1700 persona.
Rritjet e rasteve kanë shkaktuar kufizime të udhëtimeve në rajonet veriore, vend ky i lidhur me shumë raste të reja jashtë kufijve italianë.
Në botë numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të virusit i ka kaluar 3 mijë, ndërsa Kina vijon të jetë epiqendra e shpërthimit. Në Japoni miliona fëmijë japonezë qëndruan në shtëpi nga kjo e hënë duke ndjekur planin e kryeministrit Shinzo Abe për t’i mbyllur shkollat për më shumë se një muaj.
Indonezia konfirmoi rastet e para të hënën, në dy persona që kishën marrë virusin nga kontakti më një turist të huaj.
Numri i të vdekurve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkuar në dy, ndërsa linjat ajrore kanë ndërmarrë një veprim drastik. Delta dhe American Airlines kanë ndaluar fluturimet direkte nga New York për në Milano.
Ndërkohë edhe në Korenë e Jugut dhe Iran, vijojnë të rriten numri i të konfirmuarve me koronavirus. Franca, Gjermania dhe shumë vende të tjera të Europës dhe Ballkanit kanë zbuluar rastet e prekura, ndërsa kanë ndërmarrë një sërë masash parandaluese.
G7, veprime të përbashkëta për të ndaluar goditjen e koroanvirusit në rritjen ekonomike
Ministri i Financave në Francë, Bruno Le Maire ka deklaruar këtë të hënë se vendet e G7 do të ndërmarrin “veprime të përbashkëta” për të kufizuar ndikimin e shpërthimit të koronavirusit në rritjen ekonomike.
“Do të ketë një veprim të bashkërenduar. Dje fola me presidentin e G7, Sekretarin e Thesarit të ShBA Steven Mnuchin, dhe këtë javë do të kemi një takim me telefon me ministrat e financave të G7 për të koordinuar reagimet tona,” tha Le Maire për televizionin France 2.
Ai gjithashtu tha që ministrat e financave të Eurozonës gjithashtu do të ishin në kontakt me njëri-tjetrin dhe se ai do të fliste me shefen e Bankës Qendrore Europiane (ECB) Christine Lagarde.
“Ne duhet të veprojmë në mënyrë që ky ndikim që e dimë që do të jetë i rëndësishëm në rritje, të jetë sa më i kufizuar të jetë i mundur,” shtoi ai.
Le Maire tha se kur shpërthimi kishte ndodhur vetëm në Kinë, ai priste që ndikimi në rritjen e ekonomisë franceze do të ishte vetëm në 0.1 për qind.
“Tani që shpërthimi po arrin vendet e tjera, ndikimi në rritjen franceze do të jetë shumë më i madh”.
Sipas tij sektorët më të goditur në Francë janë hoteleritë, restorantet, transportet ajrore dhe industritë e prodhimit.
Franca numëron mbi 130 raste të konfirmuara me koronavirus. Autoritetet franceze kanë ndërmarrë masa të rrepta për parandalimin e përhapjes, që përfshijnë ndalimin e tubimeve publike të më shumë se 5,000 njerëzve. Muzeu ikonik i Louvre në Paris u mbyll të Parisit të dielën nga frika e e shpërthimit të virusit. Po ashtu edhe gjysmë maratona e Parisit u anulua.
Shfaqja e Makinave në Gjenevë u anulua pasi qeveria zvicerane ndaloi të gjitha ngjarjet publike dhe private që përfshinin më shumë se 1.000 njerëz me qëllim që të ndalonin përhapjen e koronavirusit.