Presidenti Barack Obama dhe Kreu i Rezervës Federale të Shtetit Janet Yellen kanë diskutuar mbi perspektivën e ekonomisë së SHBA-ve dhe zbatimin e reformave të Wall Street, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë.
Ky ishte takimi i parë midis Obama dhe Yellen, që nga dita kur ajo mori kryesimin e Bankës Qendrore, e cila përcakton politikën monetare të vendit, porqë vepron në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë.
Rezerva Federale dhe rregullatorët e tjera financiare janë ende drejt finalizimit të rregullave nga Akti i Reformës së 2010-ës, e cila kishte për qëllim për të forcuar sistemin financiar pas krizës 2007-2009 krizë e cila “theu” besimin në të gjithë tregjet globale.
Obama dhe Yellen biseduan për pikëpamjet afatgjata për ekonominë në Shtetet e Bashkuara dhe nëpër botë, tha në një Deklaratë për Shtyp Shtëpia e Bardhë. Ata diskutuan gjithashtu edhe për Aktin e Mbrojtjes së Konsumatorit.
Obama këtë fundjavë do të jetë në një udhëtim në Azi, me grupin e G20 të ekonomive globale.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.