OBSH, Kluge: Pandemia do të përfundojë në fillim të vitit 2022

22/02/2021 1:36 PM 0 komente

Pandemia e koronavirusit do të përfundojë në fillim të vitit që vjen, deklaroi drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Europën një ditë më parë.

COVID-19 do të vazhdojë të jetë i përhapur gjatë vitit 2021, por do të jetë më i menaxhueshëm sesa në vitin 2020.

Duke deklaruar se skenarët më të këqij kanë mbaruar tani, Kluge tha se ka më shumë informacion në lidhje me virusin krahasuar me vitin e kaluar, kur filloi të përhapet me shpejtësi. Megjithatë, askush nuk mund ta dijë paraprakisht të ardhmen e pandemisë së COVID-19, shtoi ai.

“Do të vazhdojë të ketë një virus, por nuk mendoj se do të nevojiten kufizime. Ky është një mesazh optimist”.

Kluge tha se mutacionet janë normale dhe virusi po përpiqet të përshtatet me personin e infektuar, por përhapja e shpejtë e tyre është shqetësuese. OBSH po monitoron nga afër efikasitetin e vaksinave të zhvilluara kundër COVID-19 dhe ato mund të ndryshohen për të luftuar variantet e reja.

Ai tha se mutacionet nuk do të bëjnë që situata e pandemisë të dalë jashtë kontrollit, por vendet, sistemet shëndetësore e të cilëve tashmë janë nën presion mund të vihen nën një presion edhe më të madh, gjë që e bën të domosdoshme marrjen e mutacioneve shumë seriozisht./Anadolu Agency

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of