Organizata Botërore e Shëndetit thotë se 108 vaksina të mundshme kundër Covid-19 janë në zhvillim në të gjithë botën, sipas dokumenteve të postuar në faqen e saj të internetit.
Tetë nga vaksinat e mundshme janë miratuar për provat klinike.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë (NIH) në Shtetet e Bashkuara ishte i pari që filloi testimin mbi njerzit më 16 mars.
Grupe që po punojnë nga e gjithë bota janë në vlerësimin para-klinik, përfshirë Universitetin e Tokios, Universitetin Tulane, Universitetin e Albertës dhe Universitetin e Pittsburgh. Në total, gjithsej janë 100 grupe, nga 96 në 30 prill, sipas OBSH./CNN