Oda Ekonomike me kërkesa konkrete për Qeverinë Kurti

05/02/2020 10:59 AM 0 komente

Kryeministri i vendit, Albin Kurti i zgjedhur një ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës me 66 vota për dhe 10 abstenime ka pranuar sot edhe zyrtarisht detyrën nga zëvendëskryeministri i parë në detyrë, Behgjet Pacolli. Kurti ka pranuar zyrtarisht detyrën e kryeministrit me ceremoni shtetërore, nën intonimin e himnit të Kosovës.

Oda Ekonomike e Kosovës, ka mirëpritur konstituimin e institucioneve të vendit.
Kryetari i këtij institucioni, Berat Rukiqi, ka thënë se Qeveria e re duhet ta kompensojë kohën e humbur prej fushatës zgjedhore deri tash, duke treguar edhe se çfarë duhet të jetë prioritet për të në asketin ekonomik.
“Komuniteti i biznesit, përkatësisht 16,000 ndërmarrje te përfaqësuara nga Oda Ekonomike e Kosovës, e mirëpresin krijimin dhe fillimin e punës te kabinetit te ri qeveritar, te udhëhequr nga Kryeministri z. Albin Kurti, si një hap tjetër i rëndësishëm i konsolidimit te demokracisë ne vend dhe parakusht themelor për vazhdimin e reformave qe mundësojnë zhvillim te qëndrueshëm ekonomik”.
Tutje Oda Ekonomike ka paraqitur disa kërkesa për qeverinë e re .
“Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga Qeveria e re, qe te kompensoj kohen e humbur nga periudha parazgjedhore dhe pa zgjedhore, me një dinamike te shtuar ne reformat prioritare ekonomike qe synim kryesor duhet ta kenë rritjen e sektorit privat ne Kosove, bazuar ne parime te qarta te ekonomisë se tregut”.
Prioritetet e politikave ekonomike duhet te jene te qarta dhe te matshme sidomos sa i përket:
– Hendekut te shkathtësive dhe “ikjes te trurit”;
-Rritjes te eksportit dhe investimeve te huaja direkte;
– Sigurisë juridike për bizneset;
– Qasjes ne financa;
– Sektorit te energjisë;
– Luftimit te informalitetit.
Oda Ekonomike e Kosovës do te jete partner serioz dhe profesional ne adresimin e te gjitha temave dhe çështjeve qe kane ndikim ne rritjen e sektorit privat ne vend dhe njehereit ofron ekspertizën profesionale ne adresimin e tyre”.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of