OECD: Ekonomia greke do të tkurret me 8% këtë vit

22/07/2020 1:23 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Ekonomia e Greqisë do të tkurret me 8 për qind këtë vit, sipas parashikimit të OECD, duke thënë se ndikimi i koronavirusit do të jetë një pengesë për rikuperimin afatgjatë të Greqisë.

Parashikimi i OECD nuk supozon një valë të dytë të Covid-19. Nëse kjo do të ndodhë, rënia e Prodhimit të Brendshëm Bruto do të mund të jetë 9.8 për qind.

Ekonomia pritet të rritet me 4.5 për qind në vitin 2021, tha OECD.

Greqia arriti të mbante nën kontroll pandeminë e koronavirusit duke imponuar masa kufizuese që në fillim të shpërthimit, duke lehtësuar çdo trysni të mundshme në sistemin e kujdesit shëndetësor të prekur nga kriza dhjetëvjeçare e borxhit të vendit.

Humbjet në prodhim, papunësia dhe kostot buxhetore të pandemisë do të ishin më pak të theksuara sesa gjatë krizës së borxhit të vendit nga viti 2009 deri në vitin 2016, por OECD tha që një rënie në turizëm, financat publike dhe investimet do të jetë pengesë për rimëkëmbjen e ekonomisë në termat afatgjatë.

Deri më tani, Greqia ka regjistruar mbi 4 mijë raste pozitive dhe më pak se 200 humbje jete nga virusi./Reuters

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of