Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) publikoi Raportin e Ndërmjetëm të Perspektivës Ekonomike, sipas të cilit parashikimet për rritjen ekonomike të Turqisë vitin e kaluar nga 6,1 u rishikuan në 6,9, ndërkaq për këtë vit në 5,3%, ndërsa për vitin 2019 nga 4,7 në 5,1%.
“Rritja e fortë e kërkesave të brendshme gjatë periudhës së ardhshme do të mbështet rritjen e Turqisë”, thuhet në raport, ndërsa shtohet se me reduktimin e stimujve gjatë viteve të ardhshme edhe rritja do të mbetet në nivelin e rreth 5%.
Në raport theksohet se Turqia me dallgëzimet që do të mund të jetohen në kurset e shkëmbimeve valutore dhe të çmimeve të mallrave do të ndikojë në rritjen e presioneve të inflacionit në Meksikë dhe Argjentinë, ndërsa bëhet e ditur se rritja ekonomike globale me kontribute pozitive të vendeve të eurozonës, Kinës, Turqisë dhe Brazilit gjatë vitit të kaluar u realizua në nivel 3,7%.
“Niveli në fjalë është niveli më i fortë i rritjes prej vitit 2011 e këtej”, thuhet në raport dhe bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe është rritur edhe prodhimi industrial, investimet dhe tregtia si dhe besimi i botës së biznesit dhe të konsumatorëve.
Në mes tjerash në raport theksohet se rritja e fortë ndiqet nga punësimet e reja, niveli i papunësisë në vendet e OECD-së është ulur në nivelin para krizës, posaçërisht u shënua rritje në punësim tek qytetarët e moshës 55-vjeç e sipër, por nuk është shënuar ndonjë rritje e dukshme në nivelin e punësimit të të rinjve.
Në raport, ku thuhet se gjatë vitit 2018 dhe 2019 bota do të shënojë rritje me 3,9%, gjithashtu bëhet e ditur se eurozona gjatë këtij viti do të shënojë rritje me 2,3% dhe vitin e ardhshëm me 2,1%, ndërsa ShBA-ja gjatë këtij viti do të shënojë një rritje me 2,9% dhe vitin e ardhshëm me 2,8%. Në raport gjithashtu thuhet se vendi me rritje më të shpejtë ekonomike do të jetë India.
India gjatë këtij viti do të shënojë rritje me 7,2% dhe vitin e ardhshëm me 7,5%, Kina këtë vit do të rritet me 6,7% dhe vitin e ardhshëm me 6,4%./ TRT TURKEY