Ofrimi i shërbimeve për qytetarët, BB “skanon” ecurinë e projektit, ulet koha e shërbimit

02/09/2019 11:01 PM 0 komente

Banka Botërore ka bërë vlerësimin e fundit për ecurinë e projektit të nisur në 2015 dhe ende në proces me fokus ofrimin e shërbimeve me në qendër qytetarin. Në komentet e bëra nga ekipi i Bankës vlerësohet se është disbursuar të paktën 69 për qind e fondit prej 32 milionë dollarësh të vënë në dispozicion të qeverisë për këtë projekt ndërkohë që mbeten ende për t’u disbursuar deri në fund të dhjetorit 2020 akoma edhe 10.10 milionë dollarë.
Banka vlerëson se ka një ecuri pozitive në dhënien e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe treguesit reflektojnë uljen e kohës në raport me periudhën kur ka nisur projekti.

“Bordi i Drejtorisë i Bankës Botërore aprovoi kredinë për Ofrimin e Shërbimeve me në Qendër Qytetarin ndaj Shqipërisë në shumën 32 milionë dollarë në 25 gusht 2015. Objektivi i zhvillimit të projektit është që të përmirësoje eficencën në dhënien e aksesit për shërbimet e përzgjedhura administrative në Shqipëri. projekti ka pasur ecuri të mirë në arritjen e këtyre objektivave.

Një anketë me familjarët në periudhën afatmesme të zbatimit të projektit, e kompletuar në dhjetor 2018, për të matur aksesin e qytetarëve në shërbime sipas objektivit, tregon se është përmirësuar me 22 pikë përqindje totali i situatës në raport me skenarin bazë që u nis në vitin 2016. Po kështu ka një përmirësim domethënëse për gratë me 18 pikë përqindje dhe për të varfërit me po kaq. Për komunitetin rom përmirësimi është me një rritje 17 pikë përqindje.

Një Mekanizëm i Feedbackut Qytetar sërish i aplikuar në formën e një ankete por këtë herë me mesazhe SMS me një kampion qytetarësh që kishin marrë një nga shëbrimet në 6 muajt e fundit për të matur mënyrën sesi është dhënë shërbimi ttregon gjithashtu përmirësim të dukshëm.

Për shembull koha që duhej për të regjistruar një automjet është ulur nga 5.3 ditë në 2016 në 1 ditë apo 8.3 orë në 2019-ën dhe koha për të marrë një aplikim për pension ka kaluar nga 53 ditë në 2016 në 45 ditë në 2019-ën. Këto përmirësime reflektojnë përparim në aktivitetet kryesore që financohen nga projekti në veçanti në zgjerimin e shërbimeve online dhe ngritjen e qendrave të shërbimit për qytetarët apo modernizimin e proceseve të biznesit” thuhet në raport.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of