Me një ekran QLED 55 inç, një model Pro dhe një sistem audio të sofistikuar, OnePlus TV është një propozim interesant nga prodhuesi i smartphone-ve OnePlus. Ky model po krijon shqetësime tek kompani të tilla si LG dhe Samsung.
I hedhur në tregun indian vetëm disa ditë më parë, OnePlus TV ka të integruar edhe një sërë risish, të cilat pritet që ta bëjnë atë një ndër modelet më të pëlqyera. Këtu mund të përmendim sistemin e audios Dolby Atmos, Dolby Vision HDR për të identifikuar edhe detajet më të vogla dhe një Engine 4K Upscale për mundësimin e cilësisë të imazheve në 4K Ultra HD.
OnePlus ka bashkëpunuar ngushtë me secilën prej kompanive që është marrë me prodhimin e pjesëve të veçanta të këtij televizori, duke krijuar një prej ekraneve më të pëlqyera nga klientët, ekranin QLED. Ky televizor ka të integruar edhe një çip për procesimin e imazhit, në mënyrë që ta mbajë atë në kontroll. OnePlus ka investuar shumë kohë dhe energji për të bërë të mundur që jo vetëm pjesa e ekranit të jetë fantastike, por edhe ajo e pasme të jetë sa më fine dhe elegante, duke fshehur lidhjet e ndryshme (HDMI 2 me eARC, USB, etj.).
Një tjetër karakteristikë që mendohet se do ta bëjë këtë model në një prej më të pëlqyerve është Google Assistant për kontrollimin e TV OnePlus pa pult kontrolli. Kompania OnePlus po punon për t’i shtuar këtij televizori edhe opsionin e një sistemi audioje (me mikrofona të inegruar) duke mundësuar kontrollin e tij vetëm nëpërmjet zërit tuaj. Çmimi për OnePlus TV Q1 është rreth 985 dollarë amerikanë, ndërsa çmimi për OnePlus TV Q1 Pro shkon rreth 1.400 dollarë amerikanë. Diferenca në çmim është sepse modeli i dytë ka të vendosur sistemin e sofistikuar zanor, ndërsa i pari jo.