Gjatë gjithë periudhës së emergjencës së shkaktuar nga koronavirusi, orari i punës së administratës shqiptare do të jetë nga ora 8 e mëngjesit deri në 1 të drekës, sipas një vendimi të fundit të publikuar mbrëmë në Fletoren Zyrtare.
Në vendim thuhet: “Gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, orari i punës për nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë të administratës publike/shtetërore është 08:00-13:00. Nëpunësit civilë dhe punonjësit e përmendur në këtë pikë, gjatë kësaj periudhe, ngarkohen të kryejnë çdo detyrë funksionale që iu ngarkohet nga eprori i drejtpërdrejtë apo titullari i institucionit, e cila mund të përmbushet në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit telefonik apo të mënyrave të tjera të komunikimit elektronik.”
Pas zbulimit të rasteve të parave me koronavirus në vend, qeveria ka marrë masa drastike për kufizimin e lëvizjes, me qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjes.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.