Orizi dhe sheqeri janë shtrenjtuar ditëve të fundit në Kosovë. Çmimi i këtyre artikujve është rritur për 20 deri në 40 centë, dhe në më shumë raste ka dominuar rritja 40 centësh. Kurse, sheqeri është shtrenjtuar për 3.8 për qind.
Ndër çmimet e rritura tej mase, madje rritje rekorde të shumë produkteve esenciale ushqimore, duhet veçuar domosdo çmimin e ngritur të orizit dhe sheqerit në Kosovë.
Sipas konsumatorëve, por edhe disa tregtarëve, rritja e çmimit të këtyre produkteve, që ka ndodhur së fundi, para 2-3 ditësh, është rekorde, ndër ngritjet më të larta të çmimit të këtyre produkteve shumë të konsumuara në Kosovë.
Çmimi i këtyre artikujve ushqimor në treg është rritur për 20 deri në 40 centë, dhe në më shumë raste ka dominuar rritja 40 centësh.
Sipas disa marketeve në kryeqytet, çmimi i orizit është ngritur 40 centë për një paketim 8))-900 gramësh.
Ditë më parë një pako të orizit “Scoti” qytetarët kanë pasur mundësinë ta blejnë për 1 euro e 19 centë, ndërkohë që çmimi i tij pas ngritjes thuaja enorme tani është 1 euro e 59 centë. Rritja e çmimit të këtij produkti këtë vit është më e madhja në dekadën e fundit.
Sipas të dhënave të Agjensisë së Statistikave të Kosovës, (ASK), këtë vit çmimi i orizit ka shënuar rritjen më të madhe ndër vite.
Në 2010-ën, një pako oriz që tregtohet më së shumti në shitoret dhe marketet kosovare (800-900 gramëshe), sipas ASK, ka kushtuar 1 euro e 31 centë, ndërkohë që një rritje të lehtë e ka pësuar në vitin 2019 për diku 2 centë.
Pikërisht në vitin 2019 çmimi i një pakoje oriz ka qenë 1 euro e 33 centë. Në vitin 2020, ky produkt esencial ka shënuar prap një rritje të lehtë nga vitet paraprake ku një kg oriz ka kushtuar rreth 1 euro e 38 centë, ndërkohë që një rritje rekorde është vrenjtur në këtë vit, ku çmimi i tij ka arritur në 1 euro e 48 centë për kilogram.
Përveç rritjes së çmimit të orizit, ngritje ka shënuar edhe çmimi i sheqerit, por tani për tani me 3.8 për qind. Në bazë të dhënave të ASK, 1 kilogram me sheqer në vitin 2020 ka kushtuar 71 centë, ndërkohë tani çmimi i tij është rritur në 73 centë.
Megjithatë, nëpër disa markete në vend 5 kilogramë sheqer kushtojnë 3 euro e 69 centë, nga 3 euro e 25 centë sa ishte më parë.
Sipas menaxherëve të disa marketëve në Prishtinë, edhe pse ka pasur rritje të çmimit të produktit të sheqerit, ata nuk kanë marrë ndonjë paralajmërim nga furnizuesit për rritje të mëtjeme.
“Edhe pse ka pasur rritje të çmimit të sheqerit, ne nga furnizuesit nuk kemi marrë ndonjë paralajmërim se do të ketë rritje më të madhe të çmimit të këtij produkti”.
Sipas ASK-së rritja më e madhe e çmimit të sheqerit në këtë dekadë ka qenë në vitin 2009 ku një kilogram i sheqerit ka kushtuar 75 centë. Pas kësaj periudhe, çmimi i kilogramit të tij ka rënë në 68 centë në vitin 2019.
Krahas gjithë kësaj një rritje e lehtë e çmimit është vërejtur edhe në vitin 2020 ku çmimi i tij u ngrit për 4 centë për kilogram. Ndërkaq këtë vit përseri sheqeri shënoj rritje për 1 cent duke e quar kilogramin në 72 centë. Tash e disa ditë është raportuar edhe për rritjen e çmimeve të shumë produkteve esenciale ushqimore si gruri, miellit, buka, si dhe produkteve të tjera siç janë vezët dhe vaji.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.