Kancelari Britanik, George Osborne tha se planet e emergjencës janë vendosur që tani në vend, që të mbështesin ekonominë mes paqëndrueshmërisë së vazhdueshme në treg. Kancelari, përmes një deklarate publike u përpoq që të risigurojë tregjet financiare pas votimit të “shokut” për të dalë në Bashkimin Evropian, shkruan The Guardian sot.
Osborne, duke thyer një heshtje tre ditore, tha se ai kishte qenë në kontakt me Bankën e Anglisë dhe guvernatorin Mark Carney gjatë fundjavës, për të shtuar elemente të tjerë në planifikimin ekzistues të rastit të emergjencës.
“Ne jemi menduar mire, përmes planeve të mëtejshme të emergjencës, nëse është e nevojshme,” u tha gazetarëve Osborne, në një konferencë shtypi në Londër. ” Ju nuk duhet të nënvlerësoni vendosmërinë tonë.”
Kancelari tha se ai kishte qenë në kontakt me grupin tjetër të shtatë ministrave të financave dhe bankierëve qendrorë, si dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar kur rezultati i referendumit u njoftua të premten.
“Unë dua të siguroj popullin britanik dhe komunitetin global që Britania është e gatshme për t’u përballur me atë që do të ketë në të ardhmen,” – shtoi në fund ai. “Unë e pranoj plotësisht referendumin dhe unë do të bëj gjithçka mundem për ta bërë të funksionojë gjithçka normalisht për Britaninë”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.