OSHEE hap tenderin e energjisë për nëntorin, fatura e importeve kalon 100 mln euro

25/10/2017 12:20 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë uli ritmet e importit të energjisë për muajin nëntor, teksa shihet se kërkesa për ankandin e shpallur për muajin e ardhshmen është për 72,400 MW/h, një vlerë të përafërt me rreth 4.5 milionë euro, duke marrë në konsideratë çmimet aktuale të Bursës së Hungarisë që janë referencë për ankandet e OSHEE.

OSHEE kërkon që të blejë sasinë e nëntorit me dy lote një nga të cilët 72 mijë MW/h dhe tjetri 400 MW/h.

OSHEE shprehet se, bazuar në rekomandimet e auditimit në Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe në përputhje me procedurat e organizuara në vitin 2014-205, kërkon që të gjitha kompanitë të përfaqësohen vetëm nga një njësi e pavarur, e cila duhet të ketë emrin unik, përfaqësuesin unik.

Shpenzimet për importin e energjisë elektrike u shumëfishuan këtë vit për shkak të thatësirës së tejzgjatur. Që nga muaji qershor kur filluan importet jo të zakonta për shkak të rënies së nivelit të baseneve OSHEE ka shpenzuar rreth 100 milionë euro për blerjen e energjisë jashtë vendit.

Kjo shumë është e barabartë me planin e investimeve të kompanisë për këtë vit. Gjithashtu kjo vlerë është rreth 15% e fondit buxhetor për shpenzimet publike.

Gjithashtu qeveria nuk ka sinjalizuar subvencione direkte për importet e mëtejshme të energjisë, duke ia lënë faturën e importeve tërësisht Operatorit të Shpërndarjes.

Deri sa reshjet të rikthehen, OSHEE do të jetë e detyruar të ulë injektimin në ekonomi nëpërmjet investimeve për të siguruar energjinë e nevojshme për konsum.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of