OSHEE-së “i mbaron” energjia e tetorit, del sërish në treg për të mbuluar 6 ditët e fundit të muajit

23/10/2017 11:19 AM 0 komente

Operatori i Shpërndajres së Energjisë ka hapur procedurën për blerjen e energjisë për 6 ditët e fundit të tetorit. Sipas njoftimit të kompanisë, palët e interesuara duhet të dorëzojnë ofertat brenda ditës së sotme (23 tetor) dhe këto të fundit duhet të jenë të vlefshme deri në 24 tetor kur do të mbyllen edhe kontratat. Periudha e lëvrimit do të jetë 26-31 tetor.

Konkretisht OSHEE po kërkon oferta për dy lote ku i pari këkron furnzimin me një fuqi 100 MW dhe një sasi 14 400 Mwh. Koha e lëvrimit do të jetë nga 00:00-24:00. Kurse në lotin e dytë sasia që këkrohet është 25 200Mwh dhe në një fuqi 280 MW në një orar lëvrimi nga 08:00 deri në 22:00, total 15 orë.

OSHEE përmbylli për tetorin në fund të muajit të kaluar procedurën për një sasi 119 040 Mwh energji me një vlerë pak më shumë se 6 milionë euro por duket se  është përballur me surpriza.

Në atë kohë të paktën dy oferta janë shpallur fituese. E para në profil (BAND (00:00 – 24:00) (24 ore) me një sasi 89,280 MWh me çmim mesatar 49.1Eu/MWh dhe  në vlerë 4,383,648 Euro.

E dyta në profil (PEAK (06:00 – 22:00) (16 orë) në një sasi 29,760 MWh me çmim mesatar  57.62Eu/MWh në vlere 1,714,672.00 Euro.

Këto ditë pritet që OSHEE të bëjë edhe shpalljen e procedurës për blerjen e nëntorit në bazë edhe të dakordësisë që ka mr KESH për pjesën që do të plotësojë vetë Korporata.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of