Rikthimi i motit të keq, me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe shkarkime atmosferike, ka shkaktuar defekte në linjat e OSHEE-së, duke sjellë për pasojë mungesë të energjisë elektrike.
Aktualisht janë stakuar 82 fidra, jo vetëm si pasojë e defekteve, por edhe si masë sigurie nga kompania nisur nga kushtet atmosferike.
OSHEE njofton se fidrat me difekte kryesisht jane ajrore në zonat rurale ku paraqiten vështirësi në terren për riparimin në kohë sa më të shpejtë.
Sipas OSHEE-së të gjitha linjat që furnizojnë hidrovoret janë në punë, po ashtu edhe linjat që furnizojnë spitalet dhe konsumatore te rendesise te vecante jane te gjithe ne pune
OSHEE, ka vendosur në gatishmëri mbi 1800 punonjës në të gjithë vendin dhe aktualisht po punohet për
riparimin e defekteve në segmente të ndryshme te fidrave, kryesisht në pjesët fundore të tyre.
Zonat më të prekura nga difektet janë:
Rajoni Tiranë: Zall Bastar, Sauk, Gjokaj, Prezë, pjesërisht Yzberisht.
Rajoni Durrës: Ura Gjolës, BishtPallë, Xhavzotaj, Spitallë, Kënetë, Hamallaj, Golem/ Durres;
Rajoni Elbasan: Orenjë, Lunik, pjesërisht.
Rajoni Korcë: Miras, Lozhan, Trebinjë, Mokër.
Rajoni Fier: Komuna Levan
Rajoni Vlore: Selenice, Gorisht, Novosele.
Rajoni Kukës:Kalimash, Krumë, pjeserisht qyteti Kukës.
Rajoni Burrel:Zona Rec, Aras, Kurdari, Cerunjë, Cerenc, Brezhdan.
Rajoni Shkodër: Iballë, ArrëzMiliska në Pukë, Zagorë, Bajzë, Kelmend, pjesërisht Gjadër, Bërdice, Kallmet,
Vrakë, Renc, Shëngjin/ Lezhë-Shkodër.
Rajoni Gjirokastër: Lekël, Piskovë, Sukë, Maricaj, Vasjar
Nga njoftimet fundit mësohet se ka pësuar defekt N/stacioni Plasmas, duke lënë pa drita disa zona përreth Lushnjës, si: Karbunarë e Vogël, Karbunarë e Madhe, Lagjen “Xhevdet Nepravishta”, një pjesë të komunës Golem dhe Kolonjë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.