Edhe këtë vit u dhanë çmimet më të rëndësishme në fushën e turizmit dhe mikpritjes. Cmimet “World Travel Awards 2017” ka nga ata që i cilësojnë edhe si “Oskarët” e Turizmit.
Këto çmime priten me interes nga operatorët e sektorit.
Nga Kili në Dubai, nga Bolivia në Hong Kong, ja cilat janë destinacionet, hotelet dhe kompanitë ajrore të vlerësuara për këtë vit. Më poshtë janë fituesit e këtij viti.
1.Destinacioni më i mirë i aventurës
“Leading Adventure Tourism Destination” për vitin 2017 është Kili, i cili prej disa vitesh fiton jo vetëm çmimin lokal, si destinacioni më i mirë i Amerikës së Jugut, por këtë vit merr dhe spektrin botëror. Kili është një vend ku takohen mes tyre peizazhe shumë të ndryshme mes tyre, nga deti i kristaltë te malet e paprekura nga dora e njeriut.
2.Kompania më e mirë ajrore
“Singapore Airlines” fiton titullin si kompania më e mirë ajrore. “Oman Air” merr titullin për “Economy class” më të mirë, “Emirates Airlines” skeptrin “First class”, ndërsa “Vietnam Airlines” titullin si “Economy Plus” më i mirë. Pra, me fjalë të tjera, gjithë linjat ajrore më të mira janë nga Lindja e Mesme.
3.Aeroporti më i mirë
Aeroporti më i mirë është zgjedhur Changi në Singapor. Jo vetëm luksoz e komod, por është edhe një ndër aeroportet me qarkullimin më të madh të pasagjerëve në vit. Vitin tjetër, me hapjen e Terminalit 4, numri i pasagjerëve mund të arrijë në 82 milionë në vit.
4.Destinacioni më i mirë peizazh
Këtë vit, titullin e fitojnë ishujt Galapagos në Ekuador. Dhe kjo është një befasi, pasi nuk bëhet fjalë për një peizazh klasik, por me një natyrë të larmishme: shkëmbinj, pyje, vullkane, rërë, parqe natyrale që shtrihen drejt brigjeve që janë habitat i mijëra specie kafshësh. Jo rastësisht është edhe destinacioni i Turizmit Green të vitit: destinacioni ideal për udhëtime në natyrë.
5.Destinacioni më i mirë për të bërë biznes
Hong-Kongu është Meka e re për udhëtimet e biznesit, ku të organizosh takime të këndshme dhe të zhytesh në qytetin kaotik por gjithnjë tërheqës – e bëjnë interesant edhe udhëtimin më kompleks të punës.
6.Destinacioni më i mirë dhe ideali për një fundjavë
Poetike si pak vende të tjera, me një nivel të mirë jetese, e gjallë dhe mbi të gjitha autentike – tanimë një destinacion i padiskutueshëm në turizmin europian. Portugalia fiton titullin “Destinacioni më i mirë në botë” në vitin 2017.
7.Destinacioni më i mirë kulturor
Mirë se vini në Bolivi. E nominuar për vite me radhë, nuk ka marrë kurrë asnjë prej çmimeve dhe befas, fiton një prej çmimeve më të rëndësishme: trashëgimia kulturore, destinacionet që u propozohen turistëve, historia e pasur dhe aftësia për të promovuar artin dhe letërsinë vendase më shumë se sa jetën e natës. Ndërsa qyteti më i mirë për turizmin kulturor është Shën Petërburgu.
8.Destinacioni më i mirë për kulinarinë
Për ju të gjithë që pëlqeni kuzhinën e mirë, para se të prenotoni destinacionin tuaj të ardhshëm, mendoni Perunë. Këtë vit është zgjedhur “Destinacioni më i mirë për kulinarinë”, për larmishmërinë e kuzhinës që ofron dhe për aftësinë për të rinovuar pjatat tradicionale. Ju këshillojmë të provoni Ceviche (një pjatë tradicionale me ushqime deti) dhe oriz me mish rose.
9.Hoteli më i mirë për dizajnin
Hoteli më i mirë për dizajnin në botë është një nga tempujt e elegancës të ndërthurur me mikpritjen: Armani Hotel Dubai, i cili mban një nga çmimet më të lakuar, tashmë që prej 2015-s.
10.Rezorti më i mirë për familjet
RIMBA Jimbaran Bali by AYANA, në Bali fiton “Palmën e Artë” si destinacioni më i përshtatshëm për të kaluar pushimet tuaja bashkë me fëmijët: pishina me pamje nga deti, hapësira të mëdha, që shmangin popullimin dhe klube që u kushtohen të vegjëlve – janë arsye se pse ky rezort në jug të Balit fiton këtë çmim.
9.Destinacioni më i mirë për festivale dhe evente
Të udhëtosh për një festival arti apo për shopping, për një ngjarje muzikore, për një ndeshje futbolli apo tenisi. Udhëtimet me një objektiv specifik janë ato që po tërheqin gjithnjë e më shumë turistët dhe këtë vit, destinacioni më i mirë për festivale dhe evente është Dubai.
11.Hoteli më i mirë Heritage
Me fjalën Heritage identifikohen në të gjithë botën hotele dhe struktura mikpritëse, pallate apo vila që mbartin histori. Titullin për udhëtimin më të mirë në kohë, por duke mos munguar në të njëjtën kohë eleganca dhe komoditetet moderne, e fiton Ciragan Palace Kempinski Istanbul në Turqi.
12.Muaji i mjaltit më i mirë
Dilema e madhe pasi martohesh është se ku të shkosh për muaj mjalti. Në Maldive ndodhet hoteli më romantik në botë, Baros Maldives, që e fiton këtë titull për të tretin vit radhazi.
13.Hoteli më i mirë në botë
Hoteli më i mirë në botë? Shkoni në Indi, në Udaipur. Vitet e fundit, shumë klasifikime i kanë dhënë The Oberoi Udaivilas kualifikimin e shumë ëndërruar nga operatorët e sektorit. Një skenar njëmijë e një netësh, ambiente luksoze, kuzhinë e shijshme tradicionale dhe vendndodhja e tij (ndodhet në parkun natyror Rajastan, buzë liqenit) – të gjitha këto e bëjnë ideal për të kaluar pushimet aty.
14.Suita më e mirë në botë
E sofistikuar dhe e larmishme në dizajn. Kjo është suita e hotelit italian në Milano, Excelsior Hotel Gallia, e cila fiton sërish titullin “Suita më e mirë në botë”. Kjo për meritë të ristrukturimit në vitin 2015 që e shndërroi Katara Royal Suite në një nga suitat më të mëdha dhe spektakolare në Europë, me një sallë private takimesh, dy tarraca, një mini-spa dhe një hyrje private.
15.Ishulli më i mirë
Ishulli më i mirë: përgjigjja është Madeira, që merr kështu titullin si ishulli më i mirë, duke mundur prej tre vitesh në këtë pjesë të Balit, Fijin, Mauritius por edhe Sicilinë, Turks & Caicos dhe Kretën. Vreshtat të cilat shtrihen rrëzë formacioneve shkëmbore, bregdeti i gjatë, qyteza të pasura me kulturë dhe tradita janë ndër arsyet e fitores.
16.Kompania më e mirë ajrore “low cost”
Kompania më e mirë ajrore low cost është “AirAsia”, e cila fiton për të shtatin vit me radhë këtë titull: përveç shërbimeve që ofron ka dhe personelin më të sjellshëm dhe te përgatitur,
17.Hoteli më i mirë luksoz në botë
Burj Arab Jumeirah është një ndër vendet simbol në Dubai dhe fiton çmimin si struktura më luksoze në botë. Kompania që drejton strukturën e saj ka bërë të ditur se hoteli do t’i nënshtrohet një përmirësimi të plotë gjatë vitit 2018.
18.Treni më i mirë luksoz në botë
“Orient Express” duhet të bëjë mënjanë. Prej gjashtë vitesh në botë, në vend të parë qëndron “Maharajas’ Express”, treni i maharaxhajve (siç quheshin dikur sovranët e Indisë). Të hipësh në këtë tren është një ëndërr për të gjithë.
19.Qendra më e mirë tregtare
Këtë titull e merr “Dubai Mall”: restorante, dyqane luksoze, kënde me punime artizanale e butikë, kate kushtuar bareve dhe kinemave, madje edhe një pistë patinazhi dhe një akuarium.
20.Rezorti më i mirë në qytet
Këtë çmim e fiton Rome Cavalieri, Waldorf Astoria Hotels & Resorts në Romë, për shkak të mikpritjes së ngrohtë, një kalendar të pasur me evente kulturore dhe takime gastronomike.
21.Rezorti më i mirë për muajin e mjaltit
Venecia mbetet Venecia. Magjike, romantike, e paharrueshme. Nëse arrihet eleganca e një strukture si JW Mariott Venice Resort & Spa, nga dizajni modern e pozicioni strategjik, është e kuptueshme sepse ai merr titullin si rezorti më i bukur për muajin e mjaltit.
22.Restoranti më i mirë në një hotel luksoz
Darka në një hotel është një përvojë më vete. E tillë është në hotelin InterContinental Danang Sun Peninsula Resort, në Vjetnam, pjesë e të cilit është restoranti La Maison 1888
Burimi: Corriere della Sera
.