OSSH: Përpjekje të vazhdueshme, situata në Valbonë drejt normalizimit

05/01/2021 12:35 PM 0 komente

Për shkak të motit të keq me stuhi bore, në datën 30 dhjetor linja e Valbonës me gjatësi 50 km pësoi defekt të rëndë, si pasojë e dëmtimit të mbi 30 traversave, thyerjes dhe daljes jashtë përdorimit të 20 shtyllave elektrike.

Nga ana e drejtorisë rajonale të OSSH Kukës, u morën menjëherë masat për ngritjen e brigadave të avarisë për riparimin e defektit duke bërë që linja të rivendoset në punë brenda pak orësh.

Por sërish në mbrëmjen e datës 30 dhjetor, linja pësoi defekt për shkak të dëmtimit dhe të dy kabinave ajrore, si pasojë e djegies së transformatorëve dhe pajisjeve të tjera.

Nga ana e OSSH Kukës, puna ka vijuar intensivisht dhe në ditët e para të vitit të ri duke eliminuar pothuajse të gjitha dëmtimet që pësoi linja e Valbonës.

Ndonëse linja shtrihej në terren malor dhe rruga ishte e pakalueshme si pasojë e trashësisë së dëborës, grupet e avarisë së OSSH Kukës, kanë pastruar aksin e linjës përmes fadromave dhe bënë të mundur vendosjen e 15 shtyllave të reja dhe të gjitha traversat që u dëmtuan nga stuhia e borës.

Aktualisht janë pa vendosur dhe 5 shtylla betoni arme. Po gjatë kësaj periudhe u rindërtuan nga e para 2 kabinat ajrore, ku u vendosën transformatorët e rinj dhe pajisjet e reja.

Sot linja është vendosur pjesërisht në punë dhe pa energji elektrike ka mbetur segmenti i fundit i linjës së Valbonës, konkretisht 20 subjekte private dhe 20 abonentë familjarë.
Në terren vijon puna nga punonjësit e OSSH Kukës dhe brenda ditës së nesërme do të riparohet avaria në të gjithë linjën e Valbonës.

Bujtinat në Valbonë humbasin të gjitha fitimet e sezonit nga mungesa e energjisë elektrike

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of