Oksfordi është një nga qytetet më tërheqëse dhe më historike në Angli, me shumë gjëra të jashtëzakonshme për të parë dhe për të bërë.
Oksfordi është bërë sinonim i universitetit të tij prestigjioz – por kjo ndonjëherë mund të nxjerrë në hije vetë qytetin. Oksfordi është një qytet i vogël, por i veçantë dhe historik, i cili duhet të vizitohet nga të gjithë.
Oksfordi në Angli, natyrisht që nuk duhet ngatërruar me qytetin historik dhe tërheqës të Oksfordit në Misisipi.
Ju mund të shikoni se si qyteti është i zhytur në disa prej historive më të pasura angleze dhe ai është plot me atraksione vizuale në çdo cep. Turistët duhet me patjetër të vizitojë ndërtesat antike që përbëjnë Universitetin e famshëm, si dhe parqet dhe lumenjtë e bukur që rrethojnë Universitetin.
Çfarë duhet të dini për qytetin historik universitar të Oksfordit
Oksfordi ndodhet rreth 56 milje në veriperëndim të Londrës dhe në të ndodhet universiteti më i vjetër në botën anglishtfolëse. Qyteti është mahnitës dhe përfshin ndërtesa që përfaqësojnë çdo stil të arkitekturës angleze – deri në periudhën e vonë anglo-saksone.
- Vendndodhja: Oxfordshire, 56 milje në veriperëndim të Londrës
- Universiteti i Oksfordit: Universiteti më i vjetër në botën anglishtfolëse
Oksfordi daton që nga periudha Saksone (pra, nuk është aq i vjetër sa Londra që daton që nga Londinium – qyteti i themeluar nga romakët). Dikur, ai kishte rëndësi strategjike për shkak të vendndodhjes së tij në pjesët e sipërme të lumit Thames, ne kryqëzimin me lumin Cherwell.
Universiteti i Oksfordit filloi në kohët Normane. Pas mesit të shekullit të 14-të ky vend u dominua nga universiteti i tij i famshëm. Qyteti u ndikua nga Reformimi Anglez dhe më vonë mori një rëndësi si qytet industrial.
Çfarë duhet të shikoni dhe të eksploroni në Oksford
Ka shumë atraksione në Oksford, por nëse po planifikoni të bëni një tur në këtë qytet, atëherë këto janë disa gjëra që duhet të keni parasysh.
Biblioteka Bodleian
Nëse jeni të pasionuar pas librave, atëherë ky është vendi i duhur për ju! Universiteti i Oksfordit krenohet me sistemin më të madh të bibliotekave universitare në Mbretërinë e Bashkuar, me 11 milionë vëllime të vendosura në rafte prej 190 km.
Biblioteka e Oksfordit (e quajtur Biblioteka Bodleian) është një nga më të vjetrat në Mbretërinë e Bashkuar. Për më tepër, ajo zmadhohet çdo vit me plot 5 km. rafte, pasi shton nga një kopje të çdo libri që botohet në Mbretërinë e Bashkuar.
Oksfordi ka shumë galeri dhe muze
Oksfordi është gjithashtu shtëpia e shumë galerive dhe muzeve – shumica e tyre kanë hyrje falas dhe janë atraksionet kryesore të këtij qyteti të vogël. Shumica e muzeve dhe galerive janë departamente të Universitetit të Oksfordit, të cilat dominojnë qytetin.
Muzeu universitar i dytë më i vjetër në botë (pas Kunstumseum Basel i themeluar në vitin 1661) ndodhet gjithashtu në Oksford dhe njihet si Muzeu i Artit dhe Arkeologjisë Ashmolean. Ai është muzeu i parë publik i Britanisë, me një origjinë që daton qysh prej viteve 1678 deri në 1683. Ky muze është në pronësi të Universitetit të Oksfordit që nga viti 1677.
Në të ndodhen koleksione mbresëlënëse të artit dhe të arkeologjisë, duke përfshirë vepra nga Michelangelo, Leonardo da Vinci, Turner dhe Picasso.
Disa muze të tjerë të rëndësishëm janë Muzeu Universitar i Historisë Kombëtare (me skelete të një Tyrannosaurus Rex dhe të Triceratops), Muzeu i Lumenjve Pitt dhe Muzeu i Historisë së Shkencës. / The Travel