Pa shumë vonesave, sot nis furnizimi me targa në Kosovë

25/11/2019 10:51 AM 0 komente

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës (MPB) ka bërë ditur për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se është shpallur kompania fituese për furnizim me targa.

“Ju njoftojmë se pas përfundimit të gjitha procedurave që kërkohen, pas nënshkrimit të kontratës qytetarët nga data 25 nëntor, mund të drejtohen tek Qendrat për Regjistrim të Automjeteve tek të gjitha komunat e Kosovës, që të pajisen me targa”.

Kjo ministri u ka kërkuar falje qytetarëve për vonesat.

“Njëkohësisht ju kërkojmë falje të gjithë qytetarëve, që gjatë kësaj periudhe kohore nuk kemi mundur t’i furnizojmë me targa”.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of